Turisti hidhet me parashutë nga dhoma e hotelit në plazh

Mark Nicholas Johnson nga Australia u vendos nën akuza nga policia pasi u hodh me parashitë nga një hotel i lartë drejtpërsëdrejti në plazhin e famshëm Kopagabana në Rio të Brazilit. Të huajt që vizitojnë këtë plazh kanë famën se bëjnë gjërat më të çuditshme në botë në qytetin më ekstravagant në botë.

Por 41 vjeçari nga Australia i cili u hodh nga hoteli 39 katësh, natyrisht që ka thyer një rekord të ri në lëmin e gjërave të çuditshme që në Rio janë me shumicë.

NJë inspektor policie tha se nuk kishte parë asnjëherë një hedhje të tillë dhe qe i habitur.

“Kam parë kaq shumë turistë këtu dhe nga të gjitha llojet, por daljen në plazh me parashutë, nuk e kisha parë ende,” tha ai.

Inspektoir tha se Johnson mund të paguajë shtrenjtë për këtë aventurë, pasi mund të dënohet deri me 2 vjet burg për shkaktim rreziku për publikun dhe për hyrjen në hotel përmes mashtrimit. Ai u arrestua pas fluturimit, por u lirua pak më vonë.

Një aventurë e ngjashme ndodhi në Melburn gjatë marsit. Disa burra, të veshur me kostume serioze, porositën kokteje të shtrenjta në një restorant që gjendet në katin e 55 dhe pasi i pinë, u hodhën me parashutë dhe u arratisën me një makinë që i priste poshtë në rrugë. 2 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.