Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Të brendshmet e humbura në parlamentin brazilian u dogjën

[caption id="attachment_14007" align="alignright" width="424" caption="Foto ilustruese"][/caption]

Një palë të brendshmesh grash që rastësisht ranë nga çanta a një deputeti në dyshemenë e kongresit të Brazilit dy javë më parë u dogjën nga administrata e parlamentit pasi asnjë prej ligjvënësve nuk u paraqit për t?i tërhequr te këndi i sendeve të humbura, njofton media vendëse.

Një grup me pesë deputetë po vraponin në hynin në sallë për të votuar për një ligj që lidhej me krimin kibernetik më 15 maj kur njëri prej tyre duket se humbi të brendshmet me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë.

Një roje veproi me shpejtësi, por hapur duke i kapur të brendshmet dhe pyeti deputetët se kujt i patën humbur. Pasi nuk mori përgjigje i dërgoi te këndi i sendeve të humbura. Stafi i parlamentit vendosi t?i djegë të brendshmet pasi lajmi doli më media dhe u komentua gjerësisht nëpër mediat shoqërore.

Ligjvënësit i thanë gazetarëve se ata qenë në dijeni të incidentit, por po përpiqeshin ta kalonin atë.

?Mund të ketë qenë një hile e luajtur nga dikush,? tha një deputet. ?Ne kemi dyshime se kujt prej deputetëve i përkasin ato, por nuk kemi ndër mend ta denoncojmë publikisht,? vijoi ai.

2 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore