Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Paris, princesha saudite tenton të largohet pa paguar nga hoteli

Princesha Maha al-Sudaini i detyrohej hotelit 6 milionë euro

Një princeshë saudite ka tentuar të largohet pa paguar nga një hotel në Paris dhe është ndaluar nga forcat e sigurisë. Shuma që princesha i detyrohej hotelit ishte 6 milionë euro. Lajmi është konfirmuar nga policia, pas publikimit të një artikulli në të përditshmen "Le Parisien".

Sipas gazetës, princesha Maha al-Sudaini, njëra prej grave të princit trashëgimtar Nayef ben Abdel Aziz, ka tentuar të largohet pa paguar nga "Shagri La", hoteli luksoz që ndodhet në qendër të Parisit, ku ajo kishte qëndruar bashkë me 60 shërbëtorë.

Pas tentativës së "arratisjes" së princeshës, që gëzon imunitet diplomatik, është kontaktuar ambasadori sauditë. Kjo është hera e dytë që Maha al-Sudairi bëhet objekt kronikash. Në vitin 2009, shtëpia e modës "Key Largo" deklaroi se nuk i kishte paguar një shumë prej 89.000 euro.

2 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore