William: “Jam i lumtur me Kate”

Të rezervuar, fjalëpakë, por gjithmonë të dashuruar dhe përkrah njëri-tjetrit nëpër ceremonitë dhe ngjarjet e tjera ku duhet të jenë të pranishëm. Shumë ndryshe nga modeli i prindërve të tij, William, për herë të parë pas martesës, rrëfen se po kalon një jetë të mrekullueshme përkrah gruas që do dhe se shumë shpejt do ta zgjerojnë familjen me trashëgimtarë të rinj

William dhe Kate 

Edhe pse kanë një vit të martuar, William dhe Kate janë një çift që thuajse gjithmonë janë mbuluar nga misteri. Shumë rrallë intervista, për të mos thënë fare. Të rezervuar, fjalëpakë, por gjithmonë të dashuruar dhe përkrah njëri-tjetrit nëpër ceremonitë dhe ngjarjet e tjera ku duhet të jenë të pranishëm. Shumë ndryshe nga modeli i prindërve të tij, William, për herë të parë pas martesës, rrëfen se ai po kalon një jetë të mrekullueshme përkrah gruas që do dhe se shumë shpejt do ta zgjerojnë familjen me trashëgimtarë të rinj. Ai flet edhe për mungesën e së ëmës në dasmën me Kate dhe shembullin e gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabet. Gjithsesi, ajo që shpreson është të ketë fëmijë sa më parë të jetë e mundur. Mendon se mamasë së tij të ndjerë Diana do t’i kishte pëlqyer gruaja e tij Kate, ndërsa dita e tyre e martesës, pa praninë e saj, ka qenë mendimi më i trishtuar që e ka ndjekur pas për shumë kohë. E frikëson ideja e të ecurit në gjurmët e nënës Elizabet, që në moshën e tij kishte pesë vjet në fron, duke ndryshuar perceptimin e monarkisë dhe Britanisë së Madhe për botën. Me rastin e jubileut, për 70 vitet në krye të mbretërisë së Elizabetës, princi William vendosi të rrëfehet me gazetaren amerikane të ABC-së, Katie Couric: “Kam shumë dëshirë të kem një familje. Si unë, ashtu dhe Catherine, mezi presim ta ndërtojmë në të ardhmen.

William, një djalë që flet rrallë, nuk ka preferuar të zbulojë shumë detaje dhe sekrete mbi veten. “Nuk dua të them shumë gjëra. Më pëlqen t’i mbaj për vete”, deklaroi ai. Megjithatë pyetja për fëmijët i përkiste planeve për dy vitet e ardhshme dhe Willian tregoi se sa me “nxitim” e kishte kur e lidhi çështjen me zgjedhjen për të qëndruar në “Royal Air Force”, që duhet të bëjë deri në fund të viti. “Ende po mundohem të vendos. Është vërtet e vështirë, sepse më pëlqen shumë puna në Aeronautikë. Presionet për një jetë tjetër po rriten gjithmonë e më shumë dhe po bëhet shumë e vështirë për të gjetur një ekuilibër. Për më tepër, dua të kem edhe fëmijë”. Një biografi që pritet të dalë së shpejti me titullin “Princi William” dhe e shkruar nga Penny Junor, tregon se Princi William e vendosi dasmën nga frika se mos nuk do të ishte besnik ndaj gruas së tij, njëlloj siç kishte ndodhur me prindërit. Por, deri më tani, martesa mes dy të rinjve duket se ka ecur për mrekulli. “Asnjë zënkë e madhe, apo probleme të ndonjë natyre tjetër”, tregon William. Sa i përket dasmës, William e ka peng që princesha Diana nuk mundi do të ishte e pranishme. “E kisha përgatitur veten më parë psikologjikisht, për të mos u prekur dhe për të mos u përfshirë nga emocionet. Por që nga vdekja e saj e kam menduar shpesh momentin se sa bukur do të ishte nëse ajo do të kishte qenë aty me mua. Do t’i kishte pëlqyer gjithçka dhe do të ndihej krenare për ne. Jam shumë i trishtuar për faktin se nuk do të ketë kurrë mundësinë për të njohur Kate”. Nga ana tjetër, edhe Harry, shtoi se ditën e martesës së të vëllait, nëna e tyre Diana ishte duke i dërguar bekimet nga lart. Edhe ai është i sigurt se ajo do ta donte shumë Kate. Në fund, William foli edhe për vështirësinë për t’u krahasuar me modelin e gjyshes së vet. “E mendoj vazhdimisht. Më frikëson shumë kjo gjë. Por hedh nga një hap të vogël çdo ditë. Gjithsesi është e mrekullueshme kur ke një model për të ndjekur. Shpresoj ta bëjë sa më mirë të jetë e mundur”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.