Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Tspiras: “Është edhe faji ynë që pranuam politikanë që shkatërruan vendin”

Ne natyrshëm jemi kritikë edhe ndaj vetes. Ne mbajmë përgjegjësi të madhe për këtë situatë. Kemi pranuar politikanë të cilët e kanë shkatërruar vendin dhe krijuan një shtet të korruptuar. Ne zgjodhëm ata njerëz që paratë e tyre i kanë çuar jashtë vendit dhe jo vetëm që lejuan që të ndodhte shmangia në masë e taksave, por edhe e farkëtuan një regji të tillë. Sigurisht që ne jemi përgjegjës për këtë. Ne e lejuam që të ndodhte. Por ndërkohë kemi përgjegjësi që ta ndryshojmë këtë situatë, pikërisht tani

Alexis Tspiras, kreu i partisë së majtë, Syriza, kërkon që t?u japë fund masave shtrënguese në Greqi. Para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në Greqi në qershor, ai flet në lidhje me rreziqet që paraqet për euron vendi i tij, për dështimin e masave ekonomike të ndërmarra deri më tani dhe përse Kancelarja gjermane, Merkel, duhet të fajësohet nëse ekonomia greke do të pësojë kolaps

Tsipras, ylli në ngjitje i politikës greke, 37 vjeç këto ditë duket paksa i lodhur. Dhe me të drejtë, sepse ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur me takime dhe mbledhje që kur doli në krye të politikës së vendit të tij, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe pas vendosjes në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Së pari, ka shkuar në Paris, më pas në Berlin ku është takuar me drejtues të lartë të partive të majta. Suksesi i tij vjen nga mbështetja që i ka bërë marrëveshjes mes qeverisë së shkuar greke dhe Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për përfitim të ndihmës financiare në këmbim të masave shumë të rrepta të shtrëngimit financiar. Parashikimet thonë se partia e tij do të dalë e para edhe në garën e ardhshme zgjedhore më 17 qershor. Dhe madje janë të shumtë ata që besojnë se këtë herë, ai do të ketë mundësi që të bëjë për vete më shumë zgjedhës se herën e parë. Ndërkohë, turneu i tij në Europë, kryesisht në kryeqytetet më të rëndësishme të saj, në Paris dhe në Berlin kishte për qëllim mbi të gjitha "kultivimin" e imazhit të tij. Inxhinier me profesion dhe shumë aktiv në politikë që në vitet e shkollës së mesme në radhët e Partisë Komuniste, ai ka bërë që në fillim thirrje për braktisjen e paktit të sipërpërmendur mes vendit të tij dhe BE-së e FMN-së. Nëse do të fitonte, siç parashikohet, në zgjedhjet e 17 qershorit, ai do ta prishë menjëherë këtë marrëveshje. Një nga sloganet e fushatës së tij është: "Greqia rrezikon që të bëhet koloni e Gjermanisë". Por ndërkohë kur ishte në Berlin, ai e uli pak tonin dhe tha: "Ne duam që të bindemi për ato që bëjmë, jo të kërcënohemi".

 

A mendoni se Berlini është realisht aq i keq sa ç?thoni ju për të, kur të bëni fushatë zgjedhore në Greqi?

 

Berlini është kryeqyteti im i parapëlqyer në Europë. Më vjen keq që, sa herë që vij këtu, më duhet të qëndroj vetëm për një kohë shumë të shkurtër. Do të doja që të kisha më shumë kohë?

 

Ju mund të jeni në pozicionin e Kryeministrit të Greqisë kur të vinin herës tjetër në Berlin. Nëse kjo do të ndodhë, a do të vazhdojë Greqia që të jetë një anëtare e Eurozonës?

 

Sigurisht. Ne do të bëjmë gjithçka që Greqia të vazhdojë të qëndrojë në Eurozonë. Ne po përpiqemi që të bindim partnerët tanë europianë se është edhe në të mirën e interesit të tyre që të heqin më në fund diktatin e masave shtrënguese financiare. Ne na duhen politika, të cilat nuk e shkatërrojnë ekonominë greke. Por synojnë në fakt rritjen ekonomike. Nëse këto masa shtrënguese do të vijojnë edhe në të ardhmen, atëherë kjo do të çojë në një rrënim të plotë të ekonomisë greke. Dhe një gjë e tillë do të paraqiste rrezik edhe për gjithë Eurozonën dhe më gjerë.

 

E megjithatë, një pjesë e partisë suaj e aleancës leftiste që drejtoni dhe që doli në vend të dytë në zgjedhjet e 6 majit, ka bërë një thirrje të hapur për një rikthim te dhrahmia...

 

Po, por bëhet fjalë për një pakicë. Në çdo parti, pavarësisht nëse është një parti e madhe, apo jo, ka gjithmonë grupime që kanë opinione të ndryshme nga njëra-tjetra. Më pas do të ketë edhe një votë dhe është në fund shumica ajo që vendos. Për më tepër, pakica mes nesh nuk është pro daljes së vendit nga Eurozona. Ajo, për shembull, kërkon që të sigurohet se Greqia do të vazhdojë të mbijetojë me ndihmën e një monedhe tjetër, në rast se të tjerët do ta kenë shkatërruar tërësisht ekonominë tonë.

 

Për cilët "të tjerë" e keni fjalën? Ekonomia greke është ndërkohë në një gjendje shumë të rëndë...

 

Ajo që nënkuptoj me këtë është ajo që, nëse themelet e ekonomisë sonë do të shkatërrohen plotësisht dhe vendimet e një qeverie të zgjedhur greke nuk janë përgjegjëse për këtë, atëherë do të jenë përgjegjëse disa forca politike në Europë. Pra do të jenë edhe ato faktorë. Për shembull, Angela Merkel.

 

Jeni i sigurt kur pretendoni se reformat që Europa kërkon që të ndërmerrni si parakusht për dhënien e kredisë janë arsyeja për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Greqia?

 

Nëse ne do të vazhdojmë që të nxitemi dhe të kërcënohemi në lidhje me programin e masave shtrënguese që ka dështuar kaq dukshëm, atëherë nuk do të shkojë shumë kohë para se Greqia nuk do të ketë më aftësi dhe fuqi për të paguar kreditorët. Rezultati do të jetë ai i ndalimit të pagesave dhe kjo nuk do të jetë e rrezikshme vetëm për Greqinë, por për gjithë ekonominë europiane. Aktualisht, sistemet financiare të të gjitha vendeve janë shumë të lidhura me njëri-tjetrin dhe një krizë nuk mund të kufizohet më gjeografikisht. Është një problem i të gjitha vendeve dhe ekonomive të tyre.

 

Nëse Greqia do të dalë në fund nga Eurozona, ju do të mbani një pjesë të fajit. Ju u keni premtuar votuesve tuaj diçka të pamundur: qëndrimin brenda euros dhe njëherazi prishjen e marrëveshjeve të deritanishme të Greqisë me pjesën tjetër të Europës. Si mendoni se një plan i tillë do të ketë sukses?

 

Unë nuk shoh ndonjë kontradiktë në këtë. Ne thjesht nuk duam që paratë e qytetarëve europianë të përfundojnë në një vrimë të zezë. Fakti i një asistence financiare është parimi i solidaritetit europian. Kjo është e mirë. Por ne mendojmë se këto burime duhet që të përdoren, mbi të gjitha, mirë: për investime që gjithashtu presupozohet që të gjenerojnë prosperitet. Vetëm atëherë, ne në fakt do të jemi në gjendje që të paguajmë borxhin tonë.

 

Ju i quani të tjerët gjithmonë fajtorë. Është faji i të tjerëve që ekonomia është në këtë gjendje, pra ata, të tjerët duhet që ta shpëtojnë atë?

 

 

Kjo që thatë nuk është e saktë. Ne natyrshëm jemi kritikë edhe ndaj vetes. Ne mbajmë përgjegjësi të madhe për këtë situatë. Kemi pranuar politikanë të cilët e kanë shkatërruar vendin dhe krijuan një shtet të korruptuar. Ne zgjodhëm ata njerëz që paratë e tyre i kanë çuar jashtë vendit dhe jo vetëm që lejuan që të ndodhte shmangia në masë e taksave, por edhe e farkëtuan një regji të tillë. Sigurisht që ne jemi përgjegjës për këtë. Ne e lejuam që të ndodhte. Por ndërkohë kemi përgjegjësi që ta ndryshojmë këtë situatë, pikërisht tani.

 

 

Duke pasur parasysh varësinë tuaj ndaj ndihmës financiare dhe refuzimin tuaj për reformat e thella strukturore financiare - të tilla si ajo e administratës publike ? për të cilën është rënë dakord, si propozoni që ta zgjidhni situatën?

 

 

Ne nuk jemi kundër reformave. Ne vetëm jemi duke thënë atë që shumë ekonomistë, në shumë gazeta gjermane dhe madje edhe ish- kancelari gjerman Shmid po thotë: politikat e shkurtimit të shpenzimeve, të cilat po i zbatojmë që prej dy vitesh, kanë dështuar. Edhe këtë vit, ekonomia jonë do të vazhdojë që të kontraktohet me 6%.

 

A është kjo e gjithë e vërteta? Edhe Alekos Alavanos, mentori juaj i vjetër, ju ka bërë thirrje, që më në fund, ju të jeni i ndershëm me popullin grek.

 

Alvanos e ka lënë partinë para disa vitesh, sepse nuk ndante më me të bindjen e përgjithshme për qëndrimin brenda Eurozonës. Realiteti politik është shumë më i thjeshtë. Programet e shpenzimeve financiare kanë dështuar pjesërisht, sepse janë bazuar mbi një model fals, pikërisht atë të zhvleftësimit të brendshëm. Por ne aktualisht nuk jemi një vend eksportues. Ne konsumojmë pjesën më të madhe të asaj që prodhojmë. Aftësia jonë për të konkurruar nuk varet vetëm në koston e punës, siç thonë shumë njerëz, por edhe nga faktorë të tjerë të tillë si infrastruktura dhe njerëzit e aftë në ekonomi dhe politikë. Ne kemi nevojë për pak meritokraci.

 

Koncepti i meritokracisë nuk është se ka funksionuar deri më tani. Ka korrupsion, klientelizëm, të cilat nuk janë avantazhe kur bëhet fjala për konkurrueshmëri.

 

Jam i ndërgjegjshëm për problemet e shtetit grek. Ai është keqdrejtuar në mënyrë sistematike nga politikanët që kanë qenë në pushtet.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore