Marrëdhëniet ruso-gjermane në një epokë akulli

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Rusisë duken se po i afrohen një epoke akulli të re. Berlini është më i varur se kurrë ndaj Moskës, por Merkel ka pak besim në Presidentin e rizgjedhur Putin dhe do të donte të forconte kundërshtitë.

Duhej të ishte një veprim solidariteti, një ngjarje e madhe publike: Presidenti rus Putin, dhe ai gjerman, duke punuar së bashku në Sheshin e Kuq të Moskës, fare pranë portave të Kremlinit. Së bashku me miq të zgjedhur me shumë kujdes, dy krerët e shtetit duhet që të bënin bashkë 1023 copëza të një puzzle që kishte në qendër një autoportret të Albrecht Durer, një nga piktorët ikonë në artin europian. Por Putin e humbi interesin në formimin e këtij puzzle. Fillimisht Kremlini anuloi një mbledhje të planifikuar për në muajin maj, në të cilën supozohej t’u jepej një fillim i mbarë marrëdhënieve ruso-gjermane. Dhe së fundi, zyra e Putinit njoftoi Presidentin gjerman se nuk kishte kohë për një takim me të në qershor. Anulimi i takimit në fakt reflekton pikërisht gjendjen aktuale të marrëdhënieve gjermano-ruse. Të premten, Putin pritet të vijë në Berlin në një vizitë zyrtare. Do të jetë vizita e tij e parë në këtë pozicion të ri në një vend të Europës Perëndimore dhe mesazhi duhej të ishte pozitiv. Por në fakt marrëdhëniet mes Moskës dhe Berlinit janë më të këqija nga sa kanë qenë prej vitesh.

Lidhjet me Rusinë kanë gëzuar zakonisht një status të veçantë në politikën e jashtme gjermane. Duke u nisur nga një histori vuajtjesh, qeveritë gjermane e shohin veten si ndërmjetëse të rëndësishme mes Rusisë dhe partnerëve perëndimorë. Moska, në këmbim, mund të ushtrojë ndikimin e saj në Europë përmes Berlinit. E ndërkohë që janë bërë më të ndërvarura se kurrë ndaj njëra-tjetrës, Moska dhe Berlini kanë filluar një periudhë të akullt mes tyre. Me planet e gazsjellësit Nabuco në Europën Jugore që janë në prag të dështimit, Gjermania vazhdon të ketë varësi nga gazi rus. Nga ana e tij, Putin ka nevojë për investitorë gjermanë për të modernizuar ekonominë e vendit të tij.

 

Më e fuqishme se kurrë

Për momentin e vetmja pikë e marrëdhënieve që po shkon mirë është ajo e marrëdhënieve të tregtisë. Por situata politike duket krejt ndryshe dhe Merkel e Putin kanë një marrëdhënie të tendosur. Të premten, Kancelarja gjermane do të presë të ftuarin e saj, karriera politike e të cilit është një nga ato që Merkel do të kishte dashur ta shihte të përfunduar vite më parë. Por ja që tani ai është më i fuqishëm se kurrë. Merkel besonte shumë te Medvedevi. Ajo mendonte se ai ishte i aftë që të modernizonte Rusinë dhe Merkel shpresoi se ai do të rikandidonte për një mandat të dytë presidencial, por më pas e kuptoi se kjo nuk do të ndodhte, sepse, sipas saj, Medvedev ishte vënë në atë post me kusht që të ikte në momentin e duhur dhe të zëvendësohej nga Putini. Pas kësaj pati një periudhë heshtjeje mes saj dhe Kremlinit. Në prag të zgjedhjeve presidenciale në maj, Merkel i çoi një mesazh Putinit. Në të i thoshte se si kreu i shtetit rus duhej që të bënte një veprim, me anë të të cilit t’i jepte Perëndimit një sinjal se do të kishte një rinisje të re. Një sinjal, për shembull, do të ishte lirimi i Kodorkovskit nga burgu. Por Putin nuk e dëgjoi këtë thirrje.

 

Vasalët e Amerikës

Edhe pse Putini e respekton Merkelin, ai e sheh atë si një “proamerikane” përtej caqeve. Madje së fundi para gazetarëve deklaroi se europianët s’janë veçse ca vasalë të Amerikës. Ditët e fundit Putin e ka bërë sërish të qartë se çfarë mendon në lidhje me Perëndimin. Së pari, ai nuk udhëtoi në “Camp David” në mesin e majit për të marrë pjesë në takimin e G8-s dhe më pas mungoi edhe në takimin e NATO-s të mbajtur në Çikago disa ditë më pas. Nuk mund të thuash luftë e ftohtë, por të paktën paqe e ftohtë. Takimi në Berlin ka shanse që ta ndryshojë shumë situatën. Nuk janë parashikuar marrëveshje dypalëshe, sikundër ndodh rëndom në të tilla raste. Si pasojë, nuk do të kemi ndonjë progres as në çështjet e debatueshme, si kërkesa e Moskës për lehtësimin e regjimit të vizave me Gjermaninë. Kjo, sepse as Berlini dhe as Moska nuk kanë ndonjë gjë të re për të ofruar. Sigurisht që Kancelarja është e ndërgjegjshme që Gjermania varet nga Rusia për shkak të gazit. Mbështetja e Moskës do të duhet edhe në rastin e Iranit dhe programit të tij bërthamor. Një veto e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mund të përdorej për të bllokuar çdo përpjekje të Perëndimit në lidhje me konfliktin në Siri.

Nga këndvështrimi i Berlinit zyrtar, liderët e Moskës ende nuk e kuptojnë se Rusia nuk është më një fuqi globale dhe se ajo ka nevojë për Europën si një partnere e besueshme. Administrata e Berlinit e sheh kryqëzatën e Moskës kundër NATO-s dhe sistemit të saj antiraketë, të paktën si një përpjekje të dëshpëruar për t’u treguar e fortë, për shkak se është aktualisht e dobët. Por Kremlini e sheh sigurisht ndryshe këtë situatë.

Putin dhe këshilltarët e tij e shohin ndikimin e Perëndimit në politikën globale si një ndikim në rënie. Ata nënvizojnë se gjatë 30 viteve të fundit, porcioni ekonomik i vendeve të BE-së në rrafsh global është pakësuar. Sipas një analisti politik rus, Putin është i bindur se modeli perëndimor e ka lënë pas momentin e kulmit. Megjithatë Putin vazhdon që të besojë se Gjermania ka një rol të rëndësishëm për të luajtur. Tradicionalisht ai ka prezantuar iniciativa të rëndësishme të politikës së jashtme në Gjermani. Në vitin 2001, para Parlamentit gjerman, ai e përshkroi qëllimin e një Europe të bashkuar në të cilën Rusia dhe vendet europiane do të gjenin interesat e tyre. Ndërsa në nëntor të vitit 2010 ai vizitoi Berlinin dhe foli pro një komuniteti ekonomik harmonik që shtrihet nga Lisbona në Vlladivastok. Por duket se ai ka vënë re se propozimet e tij nuk kanë pasur përgjigje edhe sot, dhe, sipas tij, Perëndimi nuk ka objektiva parësorë. Putin hedh vështrimin edhe në ish-kufijtë e dikurshëm të Bashkimit Sovjetik. Ai ka nxitur për një bashkim doganor me Bjellorusinë dhe Kazakistanin dhe nxit të ashtuquajturin Klubi Euroaziatik. Presidenti rus e sheh komunitetin politik si një entitet të dobët që e zë veten me procese të ndërlikuara vendimmarrëse. Rusia kërkon marrëdhënie të mira dypalëshe me Gjermaninë. Merkeli, nga ana tjetër, e kupton se Gjermania si fuqia drejtuese në Europë duhet që të tregojë konsideratë edhe për shtete më të vogla anëtare të BE-së. Lidhjet personale kanë luajtur gjithmonë rol në marrëdhënien mes Rusisë dhe Gjermanisë. Kancelari Vili Brand, duke u larë në Jaltë në vitin 1971 me liderin rus, Brezhnjev, i hapi rrugën të ashtuquajturës Ostpolitik, që kishte si qëllim normalizimin e marrëdhënieve në periudhën e Luftës së Ftohtë.

Në vitin 2001, Putin dhe Shreder gjithashtu kishin marrëdhënie shumë të mira. Mes Merkelit dhe Putinit, nga ana tjetër, marrëdhëniet janë të ftohta dhe vetëm ekonomike.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

11 Comments
  1. m.h says

    Shrojder e avancoi shume miqesine me Rusine dhe sot e kesj dite vazhdon te jete pjese e Gasprom.Merkel eshte shume me dinake se sa shfaqet se jashtemi.Si shqiptare nuk do te doja kurre nje rol te Rusise ne politikat evropiane.Prej  kohes se perandoreshes Katerini,kur filluan politikat asimiluese te shqiptareve ne Peloponeze e gjer sot ,Rusia ka qene ,eshte e do te jete per shume kohe akoma armiku yne i madh qe nxite kelyshet e vegjel ndaj Shqiperise.

  2. ervin says

    Persa kohe qe Merkel do vazhdoje te mbeshtese politikat kriminele te Amerikes, per aq kohe do vazhdoje tendisja me Rusine. Sa qesharake! Perpara se Merkel te qortoje Putinin mbi ceshtjen “Kodorkovski” do bente mire te na sqaronte se c’jane ato shitje armesh e tankesh ndaj diktatoreve saudite, qe perdoren pa u fshehur fare ndaj popujve liridashes arabe qe ngrihen kunder despoteve. C’jane ato dhurata kriminele me nendetese ushtarake ndaj Izraelit, ketij shteti terrorist qe kerkon te hape lufte te padrejte ndaj Iranit, vetem e vetem se ka dyshime (se per te vertetuar nuk eshte vertetuar asgje) per arme berthamore?! 
    Ndersa injoranteve si puna e m.h.  u them qe duhen te jene te lumtur qe pikerisht vetot e Rusise dhe Kines po na mbrojne nga nje sulm fatal e katastrofal ne Lindjen e Mesme, qe mund te shpertheje ndaj shkaterrimit te reaktoreve berthamore qe jane ne Iran e Izrael. Nese fillon ajo lufte rrezet e uraniumit kane per te perpire madje edhe Mesdheun. E vetmja gje qe do me kenaqte do ishte te shikoja se si do reagonin surreterit e bythelepiresve te Amerikes!

  3. m.h says

    agapitos vini,tavarish vinula,nuk ishte per kolon tede…kupton

  4. Foto says

    ti qenke shkolluar ne Iran me duket se ta paskan mbushur mendjen me idiotsira. Madje mendoj se atje te kane bere edhe transplant personaliteti, aq sa pa frike tani mund ta quash veten me krenari: debil

  5. pionieri i Enverit says

    Mos haroni zoterinj se te 2-ja luftrat boterore nga Gjermania erdhen. Keto jane fakte historike.Rusia ka vene gjithmone nje balance ne bote!

  6. Gazmir Piku says

    Jemi antare e NATO-s.,kemi forc ta nisim Rusin në kohën e gurit po cënoi sovranitetin-interesat e ALBANIA.

  7. pioner i putin says

    Ndaj jane te dashura ne gjithe boten ruset se dine nga balancat.Turqia,italia,gjermania pushtuan shqiperine dikur,sot preferecat simpatite por dhe mardheniet ndershteterore me to jane nga me te mirat, e rastesishme nuk eshte o pioner.Stalini e Hitleri vrane miliona njerez dje ,Rusi vazhdoi te vras,Hungari ,ceki,afganistan,shperberja e pergjakeshme e BRSS,ish jugosllavia luftuan vullnetare ruse me armatime ruse te falura per serbet.Rusia vazhdon te vrase libi e se fundmi siri me tregeti te piste armesh e veto per cdo levizje demokratike te popujve ne bote.Rusia vazhdon te shtyp me dore te hekurt cdo levizje te brendeshme per demokraci,ndersa vjedh pasurite kombetare e   i grumbullon ne duar te zgjedhura tipu abramovic etj.

  8. ervin says

    Epo ik ha mutin e amerikaneve pra qe mbeshtesin Berishen, megjithese e dine qe nga ne lulezon tregtia e droges. Trap!

  9. ervin says

    Aty prifu ti se ka interes Rusia per ca drogaxhinj berishiste!

  10. ervin says

    Po nuk u mbushet mendja ketyre se jane rritur me genjeshtrat e “American Dream” edhe kujtojne se ca varfanjake afganistane jane rreziku i madh per boten. 

  11. pionieri i Enverit says

    Harrove se gjer dije ishim antare te Traktatit te Varshaves dhe po te te cenonte sovranitetin-interesat Albania nga USA kishim force ta dergonim ne epoken e gurit Ameriken se bashku me NATON

Comments are closed.