Kryebashkiaku i Nju Jorkut i shpall “luftë” Coca Cola XL

Bloomberg kërkon të ndalojë tregtimin e pijeve të gazuara në shishe më të mëdha se 500 ml

Michael Bloomberg, kryebashkiaku i Nju Jorkut, u ka hapur “luftë” pijeve të gazuara XL. Për herë të parë në historinë e SHBA-ve, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut ka vendosur ndalimin e tregtimit të pijeve të gazuara, kafesë, pijeve të sheqerosura, të ambalazhuara në shishe më të mëdha se 500 ml.

Vendimi përfshin të gjitha pikat e tregtimit të mundshëm të këtyre pijeve: restorante, kinema, shitës ambulantë, fast-food dhe stadiume. Masa ekstreme do të hyjë në fuqi marsin e vitit të ardhshëm dhe shkelësit do të gjobiten me 200 dollarë.

Pas luftës me duhanin dhe yndyrnave vegjetale në restorante, “kryqëzata” e re e Bloomberg do përqendrohet mbi obezitetin, një problem që ka prekur gati gjysmën e njujorkezëve.

“Obeziteti është një problem kombëtar, por të gjithë ngrenë duart dhe thonë: ’Është e tmerrshme. Nju Jorku, nuk ngre duart, por bën diçka. Besoj se kjo është dhe ajo çfarë presin njerëzit nga kryetari i bashkisë”, -ka thënë Bloomberg.

Nga vendimi do të përjashtohen vetëm pijet që përmbajnë më pak se 25 kalori për 250 ml, pijet e gazuara me 0 kalori dhe ato ‘diet’.

31 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. Vlora says

    I rregulluan te gjtha keta, si vendet e punes, si me krizen si irakun e tj e merren me Coca Colen e Pepsi Colen. Ndonje dite do te na heqin edhe BUKEN se te shendosh ……..

Comments are closed.