Taksat shtesë mbi makinat rrisin të ardhurat

Buxheti

Reforma fiskale e ndërmarrë nga qeveria në të ashtuquajturën “taksë të ndotjes”, për makinat e përdorura ka sjellë një rritje të konsiderueshme të të ardhurave të buxhetit nga kjo taksë gjatë muajve të fundit, gjë që dëshmon se reforma ishte njëkohësisht edhe një rritje e ngarkesës fiskale për shqiptarët e shtresës së mesme që disponojnë një makinë. Të dhënat e Ministrisë së Financave thonë se për tremujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga taksat nacionale, ku hyjnë edhe taksa e ndotjes për makinat e përdorura, u rritën me 48 për qind, në krahasim me një vit më parë. Reforma fiskale e ndërmarrë në qershor të vitit të kaluar e hoqi taksën e ndotjes që zbatohej mbi makinat e importuara dhe e konvertoi atë në një taksë që paguhet çdo vit para kryerjes së kontrollit teknik. Shqiptarët që sakaq e dispononin një makinë, panë se si vlera tregtare e makinave të tyre u përgjysmua nga reforma, ndërsa ata që synojnë të blejnë makinë për herë të parë, përballen me një rritje të ndjeshme të kostos mujore të makinës, qoftë për sa i përket taksave dhe sigurimit të përgjegjësisë, qoftë sa i përket kostos së karburantit.

Megjithëse qeveria ka zbatuar një platformë të taksës së sheshtë mbi të ardhurat, taksat që ajo ka zbatuar vazhdimisht mbi pronarët e makinave ka sjellë një barrë disproporcionale fiskale mbi shtresën e mesme. Më shumë se sa taksë e sheshtë, sistemi aktual takson më shumë të varfrit dhe shtresën e mesme dhe në raport me të ardhurat, taksohen më pak të pasurit.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.