INSTAT: Ulet konsumi, zbutet deficiti tregtar

Prilli

Eksportet rriten vetëm me 7.9%

INSTAT-i raportoi dje të dhënat e tregtisë me jashtë për muajin prill, në raport edhe me periudhat e tjera. Duket qartë se shqiptarët po kursejnë gjithnjë e më shumë, pasi të dhënat nga mallrat e importeve, ku pjesa dërrmuese janë ushqime, kanë rënë.

Më konkretisht, ekspertët regjistrojnë një nivel prej 18 miliardë lekësh mallrash, me rritje 7.9 për qind në krahasim me muajin mars 2012 dhe rritje me 27.1 për qind në krahasim me muajin prill 2011. Te pjesa e importeve, INSTAT-i thotë se niveli i raportuar nga doganat kap vlerën e rreth 40 miliardë lekëve mallra, me ulje 9 për qind në krahasim me muajin mars, por akoma e më keq, gati me 12.4 për qind më pak në krahasim me muajin prill 2011.



Për rrjedhojë, deficiti tregtar i këtij muaji është 22 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 19.2 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rënie prej 30.1 për qind krahasuar me muajin prill 2011.

INSTAT-i vë re se, tregtia me vendet e BE-së është 65.4 për qind, ku partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Konkretisht me Italinë është 38.2 për qind, ndërsa me Greqinë është 12.5 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Kosovë, Kinë, Itali, Austri, Turqi etj., dhe për importin, SHBA, Spanjë, Zvicër, Rusi, Kosovë etj.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup-mallrat tregon se eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 37.1 për qind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 18.1 për qind, “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 4.4 për qind etj.

Importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 8.6 për qind, “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 3.1 për qind etj.

Në prill 2012, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën e 5 miliardë lekëve, duke zënë 12.4 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me muajin mars 2012, importi i mallrave me akcizë ka pasur ulje prej 24 për qind.

 

Nafta

Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 73.4 për qind, e zënë nënproduktet e naftës

Deficiti tregtar në prill është 22 miliardë lekë, duke shënuar një rënie me 30% krahasuar me 2011-n

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.