Tre vjet nga vrasja e deputetit Isuf Azizi, autorët ende të paidentifikuar

Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e dorës vrasëse

Ndonëse u mbushën 3 vjet nga ekzekutimit në pritë i deputetit dhe biznesmenit të njohur kosovar, ing. Isuf Azizi, vrasësit janë ende të lirë. Krimi goditi në pabesi, pas shpine, deputetin dhe drejtorin e “Valoni-Petrol” (Preshevë-Prishtinë), por autoritete lokale dhe ato serbe heshtin dhe nuk arrijnë të identifikojnë dorën vrasëse. Ndoshta kjo “indeferencë” e autoriteteve serbe dhe mos arrestimi i kriminelëve që qëlluan mbi deputetin e Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, mbrëmjen e 24 majit të vitit 2009, flet shumë qartë se kush mund të qëndrojë pas këtij akti kriminal, aq më tepër kur dihet se drejtues të shtyllave kryesore të shtetit serb janë ende bashkëpunëtorët dhe kuadrot e Sllobodan Millosheviçit. Kujtojmë vetëm që Ivica Daçiç, ish-zëdhënës i Sllobodan Milloshevicit, ka qenë në krye të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. “Misteri” që ka veshur çështjen e vrasjes së Isuf Azizit, patriotit dhe kontribuuesit të luftës së UCPMB dhe UÇK-së, sigurisht që lidhet me rezistencën që ai i bëri të birit të kryekriminelit serb Millosheviç. Ai nuk lejoi Markos Millosheviç të investoj dhe të hapte bizneset e tij në Kosovën Lindore, përkundër asaj se ai kishte provuar që përmes disa shqipfolësve t’i fuste hundët në Preshevë. Në atë kohë çështja gjeti pasqyrim edhe në mediat botërore. Familjarët e deputetit kosovarë kërkojnë zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, vrasësve apo urdhëruesve të ekzekutimit të Isuf Azizit.  Ai u vra mbrëmjen e 24 majit, përpara shtëpisë së tij në Rahovec.

24 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

2 Comments
  1. raimondi says

    Per kete vrasje duhet te bejne proteste politikanet e Tiranes dhe te Prishtines

    –Ndaj gazetaret do ishte mire te kerkonin kontakt me Berishen dhe ti kerkonin atij qe te autorizonte ambasadorin shqiptar
    ne Bruksel qe te ngrinte ceshtjen e vrasjes se depudetit shqitpar te Presheves ne Parlamentin Europian 

  2. nexhati says

    Politikanet e Tiranes dhe te Prishtines per momentin jan te nxene dhe nen ethet e zgjedhjeve se si dhe kush do ti fitoj ato ne zgjedhjet e ardhsheme per tu pasuruar edhe me shume dhe se cili do kontakt i gazetareve me parin e sotme si te Tiranes ashtu dhe te Prishtines nuk ia vlen dhe se nuk do ket sukses dhe se ase qe u han palla per qfardo vrasje per cilin do deputet te vrare e lere me per ish deputetin shqiptar te Kosoves lindore te ndjerin Isuf Azizin u pa interesimi i tyre ndaj ndaj nuk ia vlen te komentohet…

Comments are closed.