“Bustet e Ismail Qemalit do të ripunohen”

Konkursi 

Konkursi i shpallur për realizimin e bustit të Ismail Qemalit në 100-vjetorin e pavarësisë, do të kalojë në një fazë të dytë. Lajmi bëhet i ditur nga Galeria Kombëtare e Arteve, ku juria e ngritur me këtë rast, ka organizuar mbledhjet në datat 12, 14 dhe 15 maj. Juria e përbërë nga Hektor Dule, Rubens Shima, Ali Oseku, Kaliopi Naska, Gjergj Bakëllbashi, Enton Derraj dhe Suzana Varvarica ka vendosur që konkursi për figurën e Ismail Qemalit të kalojë në një fazë të dytë ku pesë skulptorë të përzgjedhur mes njëzetë konkurrentëve të ripropozojnë edhe një herë bocetet për këtë monument. Skulptorët që do të vazhdojnë konkurrimin janë: Ilirjan Shima, Pjerin Kolnikaj, Idriz Ballani, Ardian Pepa dhe Veli Blakçori. Për monumentet kushtuar figurave të Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës e ka marrë një vendim, të cilin ia ka përcjellë Komisionit Ndërministror për Festimet e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Ky komision do të bëjë shpalljen publike të fituesve të konkursit. Bocetet pjesëmarrëse në konkursin kushtuar figurave historike të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës, do të ekspozohen për publikun sot dhe nesër në sallën e ekspozitave, në Galerinë Kombëtare të Arteve.





Comments are closed.