Galeria e Durrësit merr emrin “Nikolet Vasia”

Piktori

Galeria e Durrësit ka marrë emrin e piktorit të njohur durrsak Nikolet Vasia, autorit të veprës simbol në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, “Puthja e Flamurit”. Firmën e piktorit që u nda 10 muaj më parë nga jeta e mban dhe stema simbol e qytetit bregdetar. Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, kanë marrë pjesë shumë artistë, intelektualë, dashamirës të artit dhe drejtues të pushtetit vendor. Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit, vlerësoi artistin dhe njeriun, si dhe kontributin e dhënë me mendimin e tij të mençur në Këshillin Kulturor të Bashkisë së Durrësit përgjatë dy mandateve, gjatë të cilave ai ishte anëtar i tij. Ceremonia e organizuar nga bashkia dhe bashkëshortja e artistit, piktorja Shpresa Beqiri, është shoqëruar edhe me çeljen e një ekspozite homazh në nder të Vasias, artistit dhe kritikut të artit figurativ. Vasias i vlonte në gjen talenti i Kol Idromenos së madh, shija e trashëguar nga prindërit dhe përkujdesja e vazhdueshme për të qenë vetvetja. Nikolet Vasia është një nga emrat e njohur të pikturës shqiptare, autor i shumë punimeve në pikturë, skulpturë, mozaikë, grafikë dhe vizatime. Bashkautor i mozaikut masiv që shfaqet në krye të mauzoleut të dëshmorëve në Durrës, bashkautor i mozaikut në muzeun kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë, i pikturave murale dhe vitrazheve e shumë pikturave që sot janë pjesë e koleksioneve private në Shqipëri dhe mbarë botën. V. Qyrfyçi 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.