Kosova, pavijon në Festivalin e Kanës

Përfaqësimi 

Kosova përfaqësohet me një pavijon në të sajin në festivalin e  filmit në Kanë. Lajmin e ka bërë të ditur Fatos Berisha, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Me këtë rast, Berisha po ashtu ka dhënë lajmin se QKK-ja ka aplikuar për anëtarësim në organizatën “European Film Promotion”, që është i vetmi rrjet i organizatave për promovim dhe marketing të filmave europianë në gjithë botën. Po në këtë festival, prezantohet për të dytën herë edhe aktorja kosovare, Arta Dobroshi. Pikërisht në ditën e parë të festivalit që u çel dje, filmi ku Dobroshi luan njërin nga rolet kryesore, do të pushtojë ekranin e madh. “Trois Mondes” është titulli i filmit, të realizuar nën regji të Catherine Corsini.





Comments are closed.