Merkel dhe ndryshimi i linjës së deritanishme për shpëtimin e euros

Shpresat se Kancelarja Merkel do të dorëzohej nga këmbëngulja e saj e madhe në lidhje me masat e shtrëngimit financiar si mjeti më i mirë për daljen nga kriza do të thërrmohen. Kjo pavarësisht kritikave gjithnjë e në rritje që vijnë në adresë të politikave të saj dhe humbjeve që ka pësuar brenda shtëpisë.

Kur situata bëhet e vështirë, Merkel ka aftësi që të marrë shpejt kthesë. Vitin e kaluar shmangia nga politika e energjisë bërthamore disa javë pas tragjedisë së Fukushimës shënoi një shembull jo të rrallë të ndryshimit të politikës për të. Por europianët shpresojnë se kundërshtitë gjithnjë e në rritje në adresë të saj do ta bëjnë Kancelaren që të heqë dorë nga masat që ajo mendon se do të shpëtonin euron. Kjo politikë është duke shkaktuar dhimbje dhe kundërshti të madhe në Greqi dhe Spanjë. E  megjithatë, shpresat e europianëve ka shumë mundësi që të zhgënjehen. Të paktën duke iu referuar javës që shkoi 59% e gjermanëve janë kundër stimulimit të rritjes ekonomike përmes marrjes së huave shtesë nga vendet që janë në vështirësi ekonomike. Ndërkohë, 61% e gjermanëve janë që ajo të vazhdojë me politikën e ndjekur deri më tani. Për sa kohë që kjo përqindje nuk ka ndryshuar vështirë se mund të ndryshojë edhe Merkel vetë. Pra qëndrimi i saj në lidhje me këtë temë. Sigurisht që mund të jenë të pritshme lëshime të vogla që mund t’i bëjë homologut të saj, Hollande gjatë takimit të tyre të parë në lidhje me këtë çështje. E megjithatë, goditja që Angela ka marrë brenda shtëpisë nga zgjedhjet e së dielës nuk është e vogël. Humbja që pati në shtetin më të madh gjerman ishte një “jo” për politikën e saj të deritanishme. Sipas analistëve, kjo nuk do të ishte gabim që të merrej si një shenjë e fillimit të perëndimit të Merkel dhe sigurisht masat shtrënguese në Europë luajtën një rol të padiskutueshëm në këtë fushatë. Megjithatë, votuesit e zakonshëm në Gjermani nuk janë shumë të informuar apo të ndërgjegjshëm në lidhje me refuzimin e politikave të Merkelit jashtë vendit. Ata thjesht kanë interes që ta dinë se Merkel është duke u përpjekur që të qetësojë situatën dhe të mos lejojë prekjen e standardit të jetesës së tyre. Dhe sigurisht që gjermanëve të thjeshtë nuk u intereson shumë nëse grekët janë brenda, apo jashtë euros. Nëse Greqia do të dalë nga eurozona askush në Gjermani nuk do të derdhë ndonjë pikë loti si keqardhje. Por tani që socialdemokratët së bashku me të gjelbrit korrën një fitore dy ditë më parë ka shumë të ngjarë që së bashku me Hollande, Presidentin francez të kërkojnë ndryshime të politikës së ndjekur deri më tani nga Merkel duke i dhënë më shumë rëndësi rritjes ekonomike në vend të masave shtrënguese. Dje ka qenë takimi i parë Merkel dhe Hollande qëkur ky i fundit është shpallur President i Francës. Sipas atyre që e njohin mirë Merkelin, asaj shumë shpejt i duhet që të balancojë ndryshimet brenda dhe jashtë vendit dhe të marrë masat që të vazhdojë me politikën e saj pavarësisht këtyre ndryshimeve. Por kjo nuk duhet të jetë e mundur pa bërë koncesione. E megjithatë, brenda shtëpisë ajo është e sigurt se Partia Socialdemokrate nuk do të dojë që ta zhbëjë paktin fiskal të cilin ajo e ka mbështetur deri më tani dhe kundër disa pikave të të cilit është Presidenti i ri i Francës. Gjithsesi, Europa dhe momenti është duke u zhvendosur nga masat shtrënguese tek ato të rritjes ekonomike dhe sinjalet për këtë janë të shumta tashmë. Deri më tani, pavarësisht këtyre humbjeve në mbështetje, Merkel ka deklaruar se do të vazhdojë me politikën e saj dhe se rezultatet nuk kanë pse ndryshojnë atë që është ngritur tashmë në Europë në lidhje me strategjinë e daljes nga kriza e vendeve të Eurozonës. Sipas saj, askush në qeverinë e saj nuk është kundër rritjes ekonomike, veçse kjo rritje duhet që të kushtëzohet edhe nga një sërë masash shtrënguese dhe disiplinë buxhetore.

Por tashmë po bëhet e qartë se disa vende që janë në një situatë më problematike kanë nevojë për më shumë kohë për të reduktuar deficitin e tyre buxhetor dhe më shumë frymëmarrje nga sa mendohej më parë, sepse janë vende me lakun në fyt. Sipas biografit të Merkel, ka shumë mundësi që ajo t’i ofrojë Hollande një pritje paqeje dhe më pas të përpiqet që ta bindë mbi vlerën e politikës së saj duke u shfaqur sigurisht fleksibël, por pa bërë ndryshime të mëdha dhe domethënëse.




1 Comment
  1. Aida says

    Shkrim i dobet dhe ndertuar keq. Nuk kam lexuar asnje shkrim te ketij niveli tek gazeta Shqip. Cka ndodhur ?

Comments are closed.