Somalilandi: Vendi i pavarur dhe i panjohur i Afrikës

Tregu i Këmbimit Valutor

Të kërkosh pavarësinë nga një vend që ka 20 vjet që nuk ekziston

Simon Reeve, BBC – Në shumë vende është e nevojshme të tregohet pasaporta kur këmben valutë të huaj për paranë vendëse. Por në Somaliland, një vend pavarësia e të cilit nuk njihet nga askush tjetër, ju keni nevojë për një karrocë dore për shkëmbim.

Shumica e kartëmonedhave në Somaliland vlejnë vetëm qindarka kështu që një top sa një tullë me para shpesh mjafton për të blerë vetëm një vakt. I gjithë procesi i shkëmbimit të parave është kaq ekzotik.

Në tregun e pluhurosur të Hargeisës, kryeqyteti i Somalilandit, rradhë të tëra tregtarësh valute vendosin malet me para anësh rrugës dhe përdorin një peshore për të matur vlerën e tyre. Disa tregtarë kanë qindra kilogram bankënota të gatshme për tu shkëmbuer për sterlina angleze, dollarë amerikanë apo euro ndërsa djemtë e vegjël ndihmojnë në zhvendosjen e parave te një karrocë dore apo bagazh makine. I jap 100 dollarë amerikanë dhe më kthejnë një thes me shilinga të Somalilandit, gjë që më bën të ndjehem milioner.

Somaliland është një vend që shumë rrallë vizitohet nga të huajt dhe është tërësisht i ndryshëm nga fqinjët e vet në rajon. Sipas pjesës tjetër të botës, Somalilandi është zyrtarisht, pjesë e Somalisë. Somalia ka përjetuar vuajtje të tmerrshme gjatë dy dekadave të fundit konflikti dhe ka pushuar së ekzistuari si shtet.

Rreth 1 milionë somalezë kanë vdekur në konfliktin që vijoi për dekada dhe zia e bukës ka qenë e zakonshme gjatë viteve të fundit. Për të huajt ai është një vend arkaik, kaotik, i frikshëm dhe i rrezikshëm.

Ndryshe nga Somalia, Somalilandi është një shtet i panjohur që ka sipërfaqe më të madhe se sa Anglia dhe ka 3.5 milionë banorë, por është një vend i pavarur, ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, ka një ushtri, një flamur, media dhe kontroll kufitar. Dhe ky vend duhet të prezantohet përmes Somalisë në arenën ndërkombëtare. Somalilandi dëshiron gjithashtu të nxisë një industri turizmi duke ofruar mikpritje për aventurierët e huaj që ia dalin të mbërrijnë deri këtu.

Somalilandi ka qenë një koloni britanike që nga viti 1888 deri në vitin 1960. Është një vend me maxhorancë myslimane që luftoi dhe vdiq pr Britaninë e Madhe gjatë luftës së Dytë Botërore dhe kanë ende simpati për ish-fuqinë perandorake. Ata tani nuk janë në gjendje të kuptojnë se pse Britania nuk ka bërë aq sa duhet për të ndihmuar në njohjen ndërkombëtare të këtij vendi, një çështje kjo e komplikuar.

Pasi u nda nga perandoria Britanike, Somalilandi u bashkua me vullnet të lirë me Somalinë për arsye të sigurisë dhe arsye ekonomike. Por kur një diktator erdhi në fuqi në Somali, marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan në vitet ’80. Somalilandi kreu një luftë të ashpër të pavarësi, gjatë së cilës 50 mijë vetë vdiqën, por që në fund u fitua për shkak se Somalia pushoi së ekzistuari si shtet.

Tani Somalilandi po shpreson që bashkësia ndërkombëtare të kujtohet për këtë vend dhe të njohë pavarësinë e saj nga një vend që në fakt ka njëzet vjet që nuk ekziston. 15 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.