Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Shitet 2,13 milionë euro aparati fotografik i vitit 1923

Shitet për 2,13 milionë euro një aparat i rrallë fotografik që i përket vitit 1923. Në fakt, çmimi parë i ofruar ka qenë 300 mijë euro, por është dashur të shtohen edhe mbi dy milionë që prototipi i rrallë të kishte një pronar të ri. Kaq shumë para janë zbrazur në Vjenë për një mostër të veçantë dhe të rrallë, një nga 13 të mbeturit në qarkullim (nga 25 gjithsej të prodhuar në vitin 1923 nga kompania gjermane ‘Leica’). Leica “0” është në fakt formati i aparatit fotografik prej nga lindi edhe ‘35 mm’ i famshëm. Fotokamera e shitur ishte në gjendje funksionale dhe perfekte pune. Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një aparat fotografik. Ndërkohë që rekordi i mëparshëm i përkiste një tjetër fotokamere “0”, e cila është shitur për 1,32 milionë euro.

15 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore