Gjermani, po inauguronte rrugën e re, ministri rrëzohet bashkë me ekskavatorin

Nuk ka shkuar ashtu siç e kishte parashikuar një ditë e zakonshme inaugurimesh për ministrin e Brendshëm të Shtetit Federal të Bavarisë, në Gjermani.
Siç ndodh zakonisht kur fillojnë ose përfundojnë punimet në ndonjë vepër publike, politikanët janë të parët që zakonisht, për ekzibicionizëm ose në rastin më të zakonshëm për të fituar popullaritet apo elektorat, parapëlqejnë të presin shiritin e inaugurimit.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në shtetin e Bavarisë, por vetëm fillimi i historisë ka qenë i zakontë, vazhdimi i saj ishte krejt i papritur. Joachim Herrmann, ministri i Brendshëm i shtetit të Bavarisë, ka qenë duke inauguruar fillimin e punimeve për ndërtimin e një autostrade në Kempten të Gjermanisë dhe siç ndodh rëndom në kësi rastesh, ka dashur ta vendosë vetë “tullën” e parë.

I hipur në majë të një ekskavatori, të cilin presupozohej ta drejtonte vetë në mënyrë simbolike, duke nënkuptuar fillimin e punimeve, ai ka filluar demonstrimet e rastit. Por duket se diçka nuk ka shkuar siç duhet dhe mjeti gjigand është përmbysur bashkë me politikanin, të cilin e ka zënë poshtë.

Menjëherë në ndihmë të tij kanë ardhur truprojat, të cilët me vështirësi kanë mundur ta nxjerrin nga mjeti super i rëndë ministrin, ndërsa të pranishmit në inaugurim kanë mbetur të shokuar nga gjithçka që ndodhi para syve të tyre. Si rezultat i shembjes, politikani gjerman ka pësuar disa lëndime në fytyrë dhe në trup, megjithatë asgjë serioze për jetën.

15 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.