Mariah Carey feston deri në orën 2 të natës në një lokal homoseksualësh

B. Scott dhe Mariah Carey

Lokali Abbey Food and Bar në Hollivud qe sakaq në festë pasi lajmërimit se Obama mbështet martesat e të njëjtit seks por rasti për festë u shtua kur Mariah Carey shkoi aty të mërkurën në mbrëmje.

“Nuk pati një njoftim formal për praninë e saj në lokal, por ajo dhe B.Scott zunë vend në një tryezë pranë sheshit të kërcimit dhe qenë në vëmendjen e të gjithë,” tha një prej pjesëmarrësve në festë për revistën “People”. Carey përsëriti betimin e saj të martesës me Nick Cannon së fundmi në Paris.

Në nder të pranisë së saj në sfond u vunë këngët e saj, gjë që i bëri zonjat në sheshin e kërcimit të “çmenden”.

Diva e popit vijoi të festojë deri në orën 2 pas mesnate dhe treti disa gota të vodkës Beluga, lejoi me qejt të dalë në fotografi me shumë njerëz në klub ndërsa një roje qëndroi pranë saj për të kontrolluar simpatizantët. 12 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.