Studenti “zbulon” Sylvester Stallone në një afresk të Vatikanit

Një student i Universitetit të Harvardit ka bërë një ‘zbulim’ shumë interesant gjatë një vizite në Vatikan. Në fakt, nuk mund të quhet tamam zbulim, por një konstatim vërtetë i pakundërshtueshëm, nëse e sheh në pamje të parë. 22-vjeçari Anthony Zonfrell, me sa duket një ‘fans’ i çmendur i afreskeve me temë fetare, ka mbetur i mahnitur kur është gjendur përballë pikturës së Rafaelos, ‘Kardinali dhe virtytet teologjike’.

Ai ka vënë re një ngjashmëri, që në fakt është vërtetë e pamundur ta vësh në dyshim, midis njërit prej personazheve të afreskut dhe aktorit të madh hollivudian, Sylvester Stallone.  E pikturuar në vitin 1511, afresku në fjalë ndodhet i ekspozuar, bashkë me të tjera piktura të Rafaelos, në një sallë të quajtur ‘Dhomë e nënshkrimit’, në Vatikan.

Studenti 22-vjeçar që ishte duke vizituar muzetë e Vatikanit bashkë me familjen e tij, pohon se e vuri re menjëherë ngjashmërinë e pazakontë mes dy njerëzve që vijnë nga dy kohë kaq të ndryshme dhe të largëta. “Sapo e pashë, e kuptova që ishte një kopje unike dhe perfekte e Stallone-s, vërtete shumë interesante”, – thotë Anthony.

10 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. Silvaxheka says

    C’eshte ku lajm mor shoku Kryeredaktor? Kishin nje cep bosh?

Comments are closed.