Shqipëria në “vendnumëro”, nuk lëviz nga vendi i 84-t në FIFA

Renditja e FIFA-s

Shqipëria bën “vendnumëro” në renditjen botërore të FIFA-s për muajin prill 2012, duke u klasifikuar me 384 pikë, sërish në vendin e 84-t, të njëjtin pozicion ku ishte edhe në mars. Interesant është fakti, që Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri italian, Xhani De Biazi, ndan të njëjtin pozicion me Katarin, me të cilin do të përballemi në miqësoren e 22 majit në Madrid. Ndërkaq, Irani, kundërshtari i Shqipërisë në testin ndërkombëtar të Stambollit (27 maj), humbi një vend, duke qenë tani i 52-i nga 208 federata që aderojnë në qeverinë botërore të futbollit. Gjatë këtij viti futbollistik, përfaqësuesja jonë ka zhvilluar vetëm një ndeshje, atë kundër Gjeorgjisë, të humbur 2-1 në Tbilisi (më 29 shkurt), e që përkoi me debutimin e trajnerit italian, Xhani De Biazi. Vitin e kaluar, Kombëtarja prodhoi edhe rekordin absolut të kuqezinjve, vendi i 50-të i arritur në periudhën prill-maj 2011. Në botë, Shqipëria ndodhet midis Guatemalës (83, 396 pikë) dhe Katarit (84, 384 pikë). Në renditjen specifike europiane jemi sërish në vendin e 37. Në zonën UEFA renditemi midis Finlandës (36) dhe Lituanisë (38). Në renditjen botërore, Spanja mban vendin e parë me 1442 pikë, e ndjekur nga Gjermania (1345) dhe Uruguai (1309 pikë).

 

Kuqezinjtë ndajnë të njëjtin pozicion me Katarin, me të cilin do të përballemi në miqësoren e 22 majit. Irani (më 27 maj) pozicionohet i 52-i

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.