Princi Karl, “njeriu i motit” për BBC në Skoci

Trashëgimtari i fronit të Anglisë dhe bashkëshortja e tij lexojnë parashikimin e motit

Skocezët duhet të jenë habitur kur në ekranin e BBC-së kanë parë princin Karl duke dhënë parashikimin e motit. Trashëgimtari i fronit mbretëror të Anglisë dhe bashkëshortja e tij, Kamila, janë shfaqur mesditën e sotme në studiot e BBC në Glasgout, Skoci.

Princi i Gallesit është shfaqur në ekran duke improvizuar rolin e ekspertit sinoptikan dhe ka lexuar një tekst ironik, i krijuar enkas për të ilustruar parashikimin e motit të disa prej rezidencave më të rëndësishme të monarkisë britanike.

Pas Princit, ka qenë radha e Kamilës të vendoset përpara telekamerave dhe të improvizoi rolin e parashikueses së motit. Këto ditë “BBC Scotland” kremton 60-vjetorin e nisjes së aktivitetit.

10 maj 2012 (gazeta-Shqip.com

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.