Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

New York, shitje rekord në “Sotheby”

Miliona dollarë për pikturat e Lichtenstein Bacon dhe Warhol

Shtëpia e ankandeve ?Sotheby?, në Nju Jork ka arritur të organizojë një ankand të pazakontë ku janë shitur me çmime rekord prej miliona dollarësh disa piktura të artistëve të njohur.

Kështu, piktura e Roi Lihtenshtajnit, ?Vajza e fjetur?, e cila tregon fytyrën e një vajze bionde me sy të mbyllur, e pikturuara në vitin 1964, me një stil që i paraprinte në një farë mënyre imazhit të femrave të viteve ?70, u shit për rreth 45 milionë dollarë. Me këtë shifër piktura në fjalë e dyfishon çmimin me të cilin i ishte shitur pronarit aktual.

Ndërkohë, një tjetër pikturë që spikati për shifrën e lartë me të cilën u shit është një vepër e Endi Uarhol, ?Elvisi i dyfishtë?, e pikturuar në vitin 1963, e cila paraqet rok-starin amerikan si një kauboj. Për të u ofruan 37 milionë dollarë.

Ndërsa vepra e  Frensis Bejkonit me titull ?Reflektimi në pasqyrë i figurës që shkruan?,  e cila përshkruan artistin dhe partnerin e tij, Xhorxh Dajer, duke shkruar në një tryezë, u shit po për 45 milionë dollarë

Shifrat marramendëse të ofruara në këtë ankand vijnë pas atij të rreth një jave më parë, kur më dy maj, po në shtëpinë e ankandeve ?Sotheby?, piktura e Eduard Munch, ?Klithma? u shit për 119.9 milionë dollarë, duke marrë statusin e veprën më të shtrenjtë artistike që shitet në një ankand.

10 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore