Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Gjenet e biondëve nuk janë të gjithë njësoj

Disa banorë të Ishujve Salomon kanë flokë të çelur dhe fytyrë të errët, dhe shkak i kësaj është një  mutacion në kromozonin 9

Një përqindje që varion diku tek 5 deri 10 për qind e banorëve të Ishujve Solomon, të cilët ndodhen në lindje të Papua, Guinea E Re, në Oqeanin Paqësor, pavarësisht nga fakti se kanë lëkurë të errët, janë shumë biondë.

Sipas banorëve vendas, kjo shpjegohet ndoshta me efektin e diellit ose peshkun me të cilin ata ushqehen. Ndërkohë, disa studiues kishin hedhur hipotezën se ndoshta biondët e këtyre ishujve mund të jenë trashëgimtarë të disa lundërtarëve europianë, të cilët kanë lënë në këtë mënyrë ?gjurmë gjenetike? tek vendasit gjatë udhëtimit të tyre.

Por në fakt, nuk është asnjë nga këto arsye. Një studim i kryer nga Universiteti Stanford dhe i botuar në revistën ?Shkenca?, tregon se biondët e kësaj pjese të largët të planetit janë të tillë për një arsye krejtësisht të ndryshme dhe të pavarur nga ajo që lidhet me biondët e tjerë me origjinë europiane.

Duke krahasuar ADN-në e rreth dyzetë banorëve të këtij ishulli të cilët kishin flokë të errët me ata që kishin flokë me ngjyrë të çelur, shkencëtarët identifikuan menjëherë një mutacion në kromozomin 9, i cili është edhe përgjegjës për fenomenin që deri tani mendohej i pazakontë për atë pjesë të botës.

"Ky variant gjenetik është krejtësisht i panjohur jashtë këtij ishulli", - tha Carlos Bustamante, profesor i gjenetikës në Universitetin prestigjioz të Kalifornisë, i cili ka marrë pjesë në kërkimin në fjalë. - Konstatimi ynë nuk është vetëm një kuriozitet. Ai gjithashtu nënvizon nevojën për studime më të gjera dhe më të thelluara gjenetike në popullsitë e izoluara. Në epokën tonë, kur mjekësia ka arritur në stade shumë të larta, rrezikojmë të bëjmë gabime të mëdha nëse vëzhgimet dhe studimet e kryera kryesisht tek europianët dhe amerikanët, i shtrijmë dhe i përgjithësojmë anekënd globit?.

Dhe në fakt zbulimi shumë interesant, i kryer në një komunitet krejt të veçuar dhe shumë larg ?civilizimit? europian, tregon më së miri për divesitetin e qenies njerëzore.

10 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore