Gac Filipaj, pastruesi i diplomuar në “Columbia University”

52-vjeçari i ardhur nga Mali i Zi, arrin të diplomohet pas 19 vitesh qëndrimi në Amerikë

Teksa në ish-Jugosllavi zhvillohej luftë, Gac Filipaj udhëtoi për në Amerikë në kërkim të një jete më të mirë dhe një pune, që do ti siguronte të ardhura ekonomike edhe për të afërmit e tij.

20 vjet më parë ai u largua nga ferma e prindërve të tij drejt Amerikës, pa ditur asnjë fjalë anglisht. Tani, Filipaj, me origjinë nga Mali i Zi, ka arritur të marrë diplomën e nivelit Bachelor nga “Columbia University’s”, ku ai ka punuar si pastrues për 19 vjet.

Ditën e diel, 52-vjeçari do t’u bashkohet qindra studentëve të tjerë për të marrë diplomën dhe më pas thotë se do të bëj dy ditë pushim. Pas kësaj, ai thotë se do ti kthehet normalitetit, ndoshta do të vazhdojë të punojë si pastrues, por pa ndërprerë studimet. “Mendoj se do të qëndrojë tek Columbia. Nëse arrij të gjejë një punë më të mirë sesa pastrues, do të ishte mirë. Nëse jo, atëherë do të vazhdoj të bëj të njëjtën punë, nuk ka asgjë për të më ardhur turp. Por do të vijoj studimet, nuk mund të bëj asgjë pa marrë masterin”, ka thënë Filipaj për “Daily News”. Në një komunikatë të lëshuar nga “Columbia University”, thuhet se Filipaj nisi të punojë si pastrues në Universitet, në mënyrë që të arrinte të mësonte anglishten dhe më pas u regjistrua në programin e përgjithshëm mësimorë.

“Fillimisht, për 6 vjet punova si pastrues dhe lavandier në konvikt, e më pas kur unioni studentor hapi kampusin në vitin 2000, nisa të punoj atje. Si student, punoja me kurset e gjuhës angleze dhe me kalimin e kohës anglishtja ime ishte në nivel të mjaftueshëm për të vijuar studimet me kohë të pjesshme për tu diplomuar”.

Filipaj tregon se ka orare rraskapitëse (shkon në shkollë në mëngjes dhe punon deri në orën 11 të mbrëmjes), por ka arritur t’ia dal mbanë. Ai druan se “Columbia” i ka bërë bujë diplomimit të tij, megjithatë ai shpreson se kjo do të shërbejë për të frymëzuar njerëz të tjerë si ai.

10 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. Shqiptari says

    Te lumnte dhe jete te mbare dhe te gjate.
    Shembull per cilin do dhe kuod qe jeton.

Comments are closed.