Valentino Rosi: Nuk tërhiqem në fund të vitit

Moto GP

Valentino RossiValentino Rosi përgënjeshtron largimin e tij nga Moto GP në fund të këtij viti, lajm i cili është publikuar në një gazetë angleze. “Nuk kam ndërmend të tërhiqem në fund të vitit, është vetëm një lajm fals. Shpesh shkruhen gjëra të tilla për të shitur më shumë kopje”, thotë Rosi, në faqen e tij në “Twitter”. Gazeta “Telegraph Sport” thotë se lajmi ishte “nga burime pranë kampionit italian” dhe e ka justifikuar largimin “nga paraqitja e 18 muajve të fundit”. Një tjetër fakt sipas gazetës angleze ishte se Dukati është në pronësinë e Audit dhe se ka kaluar buxhetin, çka ndalon përmirësimin e mëtejshëm të motorit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.