Studimi, pistoletat Taser shkaktojnë infarkte

Rezultatet hidhen poshtë nga kompania prodhuese. Pritet të ketë polemika

Një goditje nga pistoleta Taser, një armë e projektuar për të mos qenë vdekjeprurëse, në të vërtetë mund të shkaktojë infarkt në zemër dhe vdekje. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga “Krannert Institute of Cardiology” i Indianapolisit, në SHBA.

Pistoletat Taser, me të cilat është e pajisur policia e disa vendeve, lëshojnë age elektrike në lëkurë që mund të jenë më të rrezikshme nga sa mendohej.

Studimi i kardiologut Douglas Zipes është publikuar në revistën shkencore “Circulation”. Studimi ka analizuar 8 raste personash, në gjendje mjaft të mirë shëndetësore përpara se të pësonin goditjen elektrike të Taser, që kanë pësuar infarkt kardiak pak orë më pas. Burrat, shtatë prej të cilëve kanë gjetur vdekjen, kishin 1 ose 2 age elektrike pranë zemrës dhe Zipes pretendon se kanë qenë pikërisht ato që kanë shkaktuar infarktin në zemër. Ky studim mund të ndikojë në hapjen e polemikave për përdorimin e pistoletave Taser (sipas statistikave të “Amnesty International” kanë shkaktuar me tepër se 500 vdekje në SHBA), megjithëse kompania prodhuese “Taser International”, ka hedhur poshtë rezultatet e studimit.

9 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.