Sot, finalja e Europa League, nxënësi përballë profesorit

Bukuresht

Atletiko Madrid përballë Atletiko Bilbaos, Simeone kundër Bielsas 

Stadiumi i BukureshtitNjë nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit futbollistik do të luhet sot në Bukuresht, Rumani, në finalen e UEFA Europa League, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra spanjolle, Atletiko Bilbao kundër Atletiko Madridit. Në stadiumin e ri të Bukureshtit, do të jetë përballë nxënësi kundër profesorit, pasi Diego Simeone, i cili drejton skuadrën e dytë nga trofetë të Madridit, ka qenë nën urdhrat e Marselo Bielsas, trajneri i Bilbaos, në kohën që ky i fundit drejtonte ekipin kombëtar të Argjentinës. Një përballje latine, në një vend ballkanik, parashikon spektakël dhe gola, duke parë ecurinë e dy klubeve në këtë kompeticion, ku kanë arritur të eliminojnë skuadra të mëdha. Skuadra baske ka nxjerrë jashtë kompeticionit ekipe si Mançester Junajtid e Shalke, ndërsa madrilenët kanë eliminuar ekipe si Valencia dhe Hanover.

Protagonistët kanë rrëfyer emocionet e ndeshjes që do të përcaktojë fituesin e trofeut të dytë për nga rëndësia në Europë (pas Champions League). Kurtis dhe Diego, dy lojtarët të cilët luajnë në huazim te madrilenët, pohojnë se fitimi i këtij trofeu është një sukses i madh. Ndërkohë, Falkao, shënuesi më i mirë i dy edicioneve të fundit të këtij turneu me dy skuadra të ndryshme, pohon se: “Objektivi ynë për këtë sezon ishte fitorja. Jemi në finale dhe tani kemi detyrën për të ngritur trofeun dhe të festojmë me tifozët tanë. Ishte një sezon i vështirë dhe kaluam shumë momente të komplikuara. Jemi krenarë për atë që arritëm”. Ndërkohë, futbollistët e skuadrës tjetër finaliste, baskët e Bilbaos, e cila mbështetet te një kontingjent i ri lojtarësh, pohojnë se ëndrra tyre do të bëhet realitet. Iker Muniain, zbulimi i këtij sezoni i Bielsas, ka besim te ngritja e trofeut në Bukuresht. Ndërkohë, sulmuesi kryesor Lorente parashikon një betejë dhe në fund do të jenë baskët që do të triumfojnë.

 

Transmetimi

Ndeshja do të transmetohet në paketën “Supersport”, në “Digitalb”, me një sërë analizash para dhe pas takimit

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.