Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Mjekët “ i bërtasin” Obamës: Mjaft me hot-dogët

Arsyeja? ?Jep shembull të keq, mos lejoni imazhet e ushqimeve jo të shëndetshme?

Mjaft me hamburgerët, hot-dogët dhe patatet e skuqura, të paktën në publik! Urdhëresa vjen nga asosacioni i mjekëve të Uashingtonit dhe i drejtohet pikërisht presidentit të SHBA-ve. Në fakt Barack Obama, është kritikuar shpesh për shfaqjet e tij në publik duke konsumuar ushqime jo të shëndetshme, që ?vihen nën akuzë? për shfaqjen e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme për fëmijët dhe të rriturit.

Duket se pasioni i presidentit për ?junk fond? bie ndesh me fushatën e First Lady, e cila nuk lë ti shpëtojë asnjë rast publik për të promovuar ?betejën? e saj kundër ushqimeve jo të shëndetshme dhe pasojave që sjell kequshqyerja, sidomos tek fëmijët.

Gati çdo javë, Michelle shfaqet në televizor për të promovuar iniciativën e saj ?Let's Move?, e për këtë shfaqet duket vrapuar, vallëzuar apo duke u kujdesur për kopshtin e Shtëpisë së Bardhë. Ndërkaq Obama jep ?shembullin e keq?,- denoncon ?Physicians Committee for Responsible Medicine?, - duke u shfaqur publikisht teksa konsumon ushqim ?jo të rekomandueshëm?.

E për ta ilustruar këtë, kujtojnë rastin e takimit të fundit me kryeministrin britanikë David Kameron, kur gjatë një ndeshjeje basketbolli konsumonte hot-dog, ose kur porositi cheesburger bashkë me presidentin rus, Dimitri Medvedev. Asosacioni i Uashingtonit ka vendosur të lançojë një peticion ku të kërkohet mospublikimi i imazheve apo fotove zyrtare të këtij lloj.

?Shtëpia e Bardhë nuk duhet të fotografojë kurrë një president që pi duhan, atëherë përse duhet të publikojë foto, teksa ai konsumon ushqime që mund të shkaktojnë kancerin? Ushqimet si: hot-dog, hamburgerat dhe ushqimet e tjera jo të shëndetshme shkaktojnë më tepër vdekje sesa duhani. Presidenti mund të hajë çfarë të dojë në jetën private, por në rastet e shfaqjeve publike liderët janë modele sjelljeje?,- ka thënë Susan Levin.

9 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore