Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Lojtarët juventinë kurorëzojnë Pirlon: Më i miri ndër nesh

Seria A

32-vjeçari: Do të luaj edhe shumë vite të tjera

Vetëm një lojtar mund të transformojë një skuadër, e cila është renditur e shtata në dy vitet e fundi, që të fitojë kampionatin pa asnjë humbje. Sipas lojtarëve të Juventusit që morën (në dorë) titullin e 28, vetëm Pirlo mund ta sjellë këtë ndryshim. “Së bashku me Ksavin, Pirlo është mesfushori më i mirë në botë - komenton Simone Pepe, pas fitores 2-0 kundër Kaljarit - ndryshoi totalisht skuadrën, transformoi një grup lojtarësh të mirë në një skuadër të një niveli të lartë”. Me këtë përkufizim është dakord edhe Alesandro Matri, i cili me 10 golat e shënuar është kryeshënuesi i bardhezinjve në këtë sezon. “Pirlo ishte pika jonë e referimit, e gjithë skuadra ka reaguar mjaft mirë në këtë sezon, por Andrea ka bërë diferencën”, pohoi ish-lojtari i Kaljarit.

Mesfushori 32-vjeçar është bashkuar me Juven verën e kaluar me parametra zero, pas mungesës së rinovimit të kontratës me Milanin. Gjatë këtij sezoni, Pirlo ka shënuar tre gola dhe ka dhënë 13 asiste dhe nuk humbet një ndeshje të Serisë A që nga dhjetori 2010. “Kam ardhur këtu për të fituar dhe jam shumë i gëzuar që ia kam arritur”, pohoi Pirlo, duke shtuar se “kërkoja të tjera motivacione”. Në fund tha se ndjen që mund të luajë edhe për shumë vite të tjera.

 

Mesfushori

“Kam ardhur këtu për të fituar dhe jam shumë i gëzuar që ia kam arritur”, pohoi Pirlo

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore