Dëmtohet Pujol, lamtumirë Euro 2012 Del Boske: Është një humbje e madhe

Barcelona

Mjekët parashikojnë pushim absolut për gjashtë javë 

Qendërmbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, Karlos Pujol, është dëmtuar në prag të fillimit të Kampionatit Europian të Futbollit në Poloni dhe Ukrainë dhe me shumë mundësi do të mungojë në këtë turne të rëndësishëm. Një krisje në gjurin e djathtë ka sjellë dëmtimin e 34-vjeçarit vetëm një muaj para ndeshjes me Italinë në Euro 2010, ndërsa mjekët kanë parashikuar se riaftësimi mund të ndodhë minimumi gjashtë javë. Pujol është lënduar në ndeshjen e fundit në kampionatin spanjoll, ku Barcelona e tij luajti derbin me Espanjolin dhe analizat konfirmuan frikën e lojtarit, i cili krahas mungesës në Kampionatin Europian do të humbë edhe finalen e Kupës së Mbretit kundër Atletiko Bilbaos, që do të luhet më 25 maj. Qendërmbrojtësi i Barcelonës kishte vendosur që të mos luante ndeshje me kombëtaren pas fitimit të Kupës së Botës Afrikën e Jugut, por trajneri i kombëtares, Del Boske, e kishte bindur që të luante të paktën edhe Euro 2010, ku Spanja duhet të mbrojë titullin e vitit 2008. “Është një problem serioz”, tha Del Boske, duke shtuar se “humbja e Pujol për Euro 2012 është një mungesë e madhe”. Spanja është në grupin C, së bashku me Italinë, Irlandën dhe Kroacinë.

 

Rikthimi

Pujol vendosi të mos luajë për Spanjën pas Kupës së Botës, por e riktheu Del Boske

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.