Qerimaj i rikujton bashkisë: Mos harro shpërblimin!

Peshëngritje

Në një komunikim me mediat, kampioni i Europës në peshëngritje, Erkan Qerimaj, i ka kujtuar Bashkisë Shkodër shpërblimin, që ky institucion premtoi për rezultatet e tij. Qerimaj, pasi u shpall kampion Europe, u prit si hero në Shqipëri dhe në qytetin e lindjes në Shkodër. Përveç dekorimit nga Presidenti i Republikës dhe Akademia e Shkencave, kampioni mori dhe premtimin e Bashkisë Shkodër për një shpërblim dhe trajtim të veçantë. Titulli, që solli Erkand Qerimajn në Shqipëri ishte ndër eventet e ralla të sportit shqiptar. Duke folur për mediat Erkandi është shprehur se “në një kohën kur Bashkia jep 530 milionë lekë të vjetra për futbollin, besoj se do ketë dhe një fond për mua si peshëngritjes, që solla titullin kampion Europe në Shkodër”. Më tej, Qerimaj nënvizon se është shprehur: “Besoj se ajo që më është premtuar do të jepet, pasi në radhë të parë është diçka që sporti i peshëngritjes e meriton, pasi është sporti që nderoi Shqipërinë dhe Shkodrën”. Ndërkohë, aktualisht Erkand Qerimaj është, duke u përgatitur për lojërat olimpike, ku sërish  pretendimet e tij janë fitimi i titujve. Ndërkohë, ato që të bien në sy janë kushtet modeste, ku stërviten sportistë e peshëngritjes dhe kampioni i Europës, të cilat janë të mjerueshme. A. Hoti

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.