Morati vendos për Stramacionin: Po sigurisht, do ta konfirmoj

Inter

Stramacioni meriton punë të përhershme në stolin e Interit. Prapa këtij qëndrimi është presidenti i zikaltërve, Morati, që tashmë mund të gëzojë më shumë pas asaj që prodhoi skuadra e tij në derbin me Milanin. Ish-trajnerit të të rinjve të Interit i është hapur drita jeshile për ta marrë “full time” drejtimin e klubit në sezonin e ri. Ka qenë vetë Masimo Morati, ai që e ka konfirmuar qëndrimin e teknikut rom në “San Siro” edhe sezonin e ardhshëm. Fitorja ndaj Milanit duket se e ka vulosur këtë vendim të numrit 1 të Interit, duke bërë që të ndryshojë sjellje ndaj trajnerit të ri. Morati është tashmë në favor të konfirmimit të zëvendësuesit të Klaudio Ranierit gjashtë javë më parë, Stramacioni, me të cilin zikaltërit kanë humbur vetëm një ndeshje, duke pasur ende një shans kualifikues për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Stramacioni tani e di se është duke luftuar që Interi të jetë në Ligën e Kampionëve me atë trajner, jo dikë tjetër. Nëse e bën realitet këtë gjë, ai merr automatikisht si shpërblim konfirmimin si trajner i zikaltërve në sezonin tjetër.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.