Marrota, kundër të gjithëve: Ky është titulli numër 30-të

Itali

Shumë entuziast shfaqet Anjeli: Jemi kampionë? Moment krenarie për Juventusin

Një nga njerëzit më të lumtur pas fitores së djeshme ka qenë drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Marrota. Edhe pse ligjërisht në Federatën Italiane të Futbollit titujt bardhezi tashmë janë 28-të, si një juventin i zjarrtë, ai ka dalë kundër të gjithëve. “Sivjet kemi pasur një punë të vështirë, nga presidenti Anjeli, Paratiçi, Nedved e deri te Konte, por pa dyshim që ajo ia vlejti. Lodhja është shpërblyer me një gëzim të paimagjinueshëm dhe duam ta shijojmë gjatë këtë moment. Ky është titulli ynë i 30-të, pa diskutimin më të vogël dhe kështu e kemi shkruar kudo. Njeriu i titullit, sipas meje? Antonio Konte, një person që diti të tërheqë me vete një grup të tërë dhe jam i bindur që nuk do kishim mundur të bënim një zgjedhje më të mirë. Dy fjalë për Del Pieron? Alesandro është i ekzaltuar, për të tjerat do të flasim në ditët e ardhshme”, përfundoi Marrota.

E hëna ka qenë e lumtur për Andrea Anjelin, nga titulli i freskët, i pari për të si president i Juventusit. Me kurorëzimin e një kampionati të lodhshëm, por shumë produktiv, pa asnjë humbje, bardhezinjtë “sulmuan” yllin e tretë në fanella. Por, numri një i Zonjës së Vjetër”, shton në këtë drejtim: “Tifozët do të kenë disa surpriza të këndshme, tha Anjeli për yjet mbi fanellë. Unë jam i sigurt se 30 tituj të Seria A Juventusi ia ka fituar në fushën e lojës. Prokurori publik në Napoli tha se titujt 2004/05 dhe 2005/06 nuk janë hetuar. Ne duam trajtim të barabartë në ligjin sportiv, shpresojmë që drejtësia penale të vihet në zbatim”. Anjeli më pas foli edhe për anën emocionale të fitorimit të titullit kampion: “Ky është një moment krenarie të madhe për të gjithë Juventusin, kjo është gjëja më e rëndësishme. Dje, duke shikuar televizor, munda të konstatoj gëzim në Romë, Milano, Torino dhe gjithandej. Është krenaria e rigjetur bardhezi. Ka shumë emocion te të gjithë, sepse po korrim frytet e punës së dy viteve të fundit. Ka qenë një rrugë me zigzage dhe e vështirë, por investimet tona janë shpërblyer. Pa diskutim, Antonio Konte ishte lideri ynë i këtij suksesi. Ai është padyshim një nga arkitektët, por nuk mund të harrojmë punën e bërë nga të gjithë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.