Inflacioni vijon nën objektivin minimal të BSH

Indeksi i Çmimeve të Konsumit

Në prill çmimet u rritën me 1.6 për qind në terma vjetor

Indeksi i Çmimeve të Konsumit shënoi një rritje prej vetëm 1.6 për qind në prill në krahasim me prillin 2010, duke vijuar të jetë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë si dhe duke dëshmuar vijimin e konsumit të dobët në ekonomi.

Instituti i Statistikave njoftoi sot se indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 0.4 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 5.2 për qind vërehet në nëngrupin  ”zarzavate përfshirë patatet”. Këtu mund të  përmendim uljen e  çmimit të kastravecave  me 35.1 për qind, patëllxhaneve me 15.1 për qind, sallatës jeshile  me 14.9 për qind, qepëve të njoma me 13.1 për qind, preshit me 7.4 për qind, specave me 3.2 për qind, etj.  Indeksi i nëngrupit ”fruta” shënoi një rritje prej 3.4 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të mandarinave me 12.6 për qind, bananeve me 7.8 për qind, portokalleve me 2.2 për qind, dardhëve me 0.7 për qind, etj..  Çmimet kanë shënuar ulje edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupin ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.2 për qind, nëngrupin ”bukë e drithra” me 0.1 për qind, nëngrupin “vajra dhe yndyrna” me 0.1 për qind etj.

Indeksi i grupit ”Qera ujë lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar një rritje prej 0.4 për qind. ku mund të veçojmë rritjen e tarifave të ujit të pijshëm  me 6.9 për qind.

Indeksi i grupit ”Shëndeti” shënoi një rritje prej 1.0 për qind, brenda të cilit çmimet e medikamenteve shënuan një rritje prej 1.3 për qind. 8 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.