Ibrahimoviç shfaq pakënaqësi: Zhgënjimi, sezon i falimentuar

Milan

Ibrahimoviç zotohet për të qëndruar në radhët e Milanit, por suedezi dëshiron garanci mbi transferimet që ka planifikuar klubi. Pas derbit të humbur me Interin, Ibra ka insistuar se është i lumtur te kuqezinjtë. Përkundër zhgënjimit të tij të dukshëm për humbjen e titullit, Ibrahimoviç këmbënguli se ai do të qëndrojë në “San Siro”. “Unë kam ende dy vjet kontratë me Milanin, të cilën do ta respektoj dhe nderoj deri në fund, – tha ndërkombëtari nga Suedia për “Aftonbladet”. – Nuk jam keq statistikisht sa u takon titujve që kam fituar personalisht deri më sot, por jam i zhgënjyer që këtë sezon nuk kam fituar asgjë. Është hera e parë që kjo ndodh me mua. Milani më ka premtuar mua një skuadër edhe më konkurruese për sezonin e ardhshëm, kështu që unë do të pres të shoh se çfarë do të ndodhë. Nuk kam dyshime për të ardhmen time. Pyetja është nëse klubi ka ndonjë dyshim në lidhje me këtë projekt të tërë. Është klubi që duhet t’i tregojë planet edhe për ne lojtarët, individualisht. Por unë ndihem shumë i lumtur në Milano dhe dua të vazhdojë të luaj e të fitoj këtu”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.