Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Guardiola i kthen reston Mesit: Ai më bëri trajner të njohur

Barcelona

41-vjeçari këmbëngul se ai nuk ka zili ndaj yllit argjentinas, ndërsa ka zbuluar se sulmuesi e ka bërë atë një trajner të mirë gjatë katër sezoneve të kaluara në “Kamp Nou”. Sulmuesi “pjellor” shënoi katër herë për ta ndihmuar Barcelonën që të merrte një fitore 4-0 ndaj Espanjolit të shtunën, dhe tani ka grumbulluar 50 gola në 36 ndeshje kampionat këtë sezon. “Leo ka qenë në qendër të vëmendjes të gjithë sezonin dhe unë nuk mund të jem kurrsesi xheloz për këtë. Unë kam provuar për ta ndihmuar atë sa kam mundur, por edhe ai më ka ndihmuar të përmirësohem dhe të bëhem një trajner i njohur, citohet Guardiola nga faqja zyrtare e klubit katalanas. Unë jam mirënjohës për atë që Leo e ka bërë këtë sezon. Kam marrë shumë prej dashurisë së lojtarëve në këtë kohë, nga të gjithë pa përjashtim, në kuadër të kërkesave që na kanë bashkuar. I dua shumë dhe kjo është ajo që ka mbetur nga bashkëpunimi 4-vjeçar”. Barcelona do ta luajë ndeshjen e vet përfundimtare në La Liga më 13 maj kundër Betisit, para se të shkojë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletik Bilbaos më 25 maj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore