Bum miqësoresh për Shqipërinë, më 27 maj luajmë ndaj Iranit

Ndaj “Persian Stars”-ave, kuqezinjtë do të luajnë në Stamboll

Altin Manallari – Shqipëria siguron tri miqësore përpara eliminatoreve të Botërorit Brazil 2014, Moldavia, Katari dhe së fundmi Irani. Dje është konfirmuar zyrtarizmi i përballjes me kombëtaren perse, takim i cili që do të zhvillohet në Stamboll, më 27 maj, vetëm pesë sfidës që kuqezinjtë do të duhet të luajnë në Madrid ndaj Katarit. Lajmi u bë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Në fakt, Shqipëria kërkoi gjatë kësaj kohe kundërshtarë të tjerë, përfshirë edhe kampionen e Europës dhe të botës, Spanjën, si dhe Irlandën, por si trajneri spanjoll, Vinsente Del Boske, ashtu dhe italiani i Irlandës, Xhovani Trapatoni, refuzuan në minutat e fundit. Megjithatë, drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit në vend nuk kanë qëndruar duarkryq dhe ja më në fund vjen zyrtarizmi i Iranit. Kombëtarja iraniane renditet më mirë se Shqipëria në renditjen botërore të FIFA-s, duke qenë në vendin e 51-të, ndërkohë që ndodhemi në vendin e 84-t. Për më tepër, Irani, apo “Persian Stars” (yjet persianë) siç thirren ata, kanë marrë pjesë në pesë finale të kampionateve botërore: 1978, 1998, 2002, 2006 dhe 2010. Trajneri aktual i Iranit është portugezi Karlos Keiroz, i cili si teknik është ndeshur dy herë me Shqipërinë në eliminatoret e Botërorit 2010: 0-0 në Braga dhe 1-2 në Tiranë. Ali Daei është dhe lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me Iranin, 149 dhe futbollisti që mban rekordin botëror për golat që ka shënuar me përfaqësuesen, 109 të tilla. Kapiteni i skuadrës është Javad Nekounam, i cili luan me Osasunën në kampionatin spanjoll dhe ka në statistikat e tij 125 ndeshje dhe 30 gola. Në ndeshjen e fundit miqësore ndërkombëtare, Irani fitoi 3-0 me Mozambikun. Kjo skuadër e ka fituar katër herë kampionatin aziatik perëndimor. Kështu, Irani së bashku me Katarin do të kompletojnë panoramën e miqësoreve të Shqipërisë gjatë muajit maj. Dy prova të njëpasnjëshme për kuqezinjtë dhe trajnerin italian të Kombëtares, Xhani De Biazi, çka do t’i mundësojë teknikut të implementojë jo vetëm idetë e tij, por dhe të testojë një numër të madh lojtarësh. Gjithsesi, ndeshjet kundër Katarit dhe Iranit, nuk do të jenë të vetmet, përpara se të nisim fushatën eliminatore të Kupës së Botës “Brazil 2014”, ku Shqipëria e fillon aventurën me ndeshjen kundër Qipros. Kundër Moldavisë, me të cilën kemi fiksuar një miqësore më 15 gusht, që ka shumë mundësi të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Pas refuzimeve të Spanjës kampione bote dhe Irlandës së Xhovano Trapatonit, FSHF gjen Iranin si kundërshtar për kuqezinjtë

3 miqësore

Në harkun e pesë ditëve, nga 22 deri 27, kombëtarja shqiptare do të luajë kundër sheikëve të Katarit dhe Iranin. Me Moldavinë do të përballemi më 15 gusht

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.