Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kampioni Erkand Qerimaj, lihet në harresë nga Bashkia Shkodër

Pas marrjes së trofeut, 23-vjeçarit iu premtua shpërblim dhe trajtim i veçantë

Kampioni i Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, ka kërkuar nga Bashkia e Shkodrës të mbaj premtimin dhe t’i japë shpërblimin e merituar. Në një komunikim për mediat, sportisti i njohur është shprehur se:“në një kohë kur Bashkia e Shkodrës jep 53 milionë lekë për futbollin besoj se do ketë dhe një fond për mua si peshëngritësi që solla titullin kampion Europe në Shkodër”. Më tej Erkand Qerimaj është shprehur se sporti i peshëngritjes   meriton më tepër vlerësim dhe stimuj. Aktualisht 23-vjeçari Qerimaj është duke u përgatitur për lojërat olimpike “Londër 2012”, ku sërish  pretendon të marrë titull. Ai vijon të stërvitet  në kushte tepër modeste, megjithë premtimet e bëra nga institucionet shtetërore. Pasi u shpall kampion Europe në peshëngritje, ai u prit si hero në Shqipëri dhe në qytetin e lindjes, në Shkodër. Përveç dekorimit nga Presidenti i Republikës Bamir Topi si “Mjeshtër i Madhe” dhe Akademia e Shkencave me titullin “Nderi i Akademisë së Shkencave”, Erkand Qerimaj mori dhe premtimin e Bashkisë së Shkodrës për një shpërblim dhe trajtim të veçantë.

7 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore