Lady GaGa “distancohet” nga i dashuri, përqendrohet në punë

Këngëtarja Lady GaGa raportohet se ka rralluar në maksimum takimet me të dashurin e vet, aktorin e “Ditaret e Vampirëve” Taylor Kinney, pasi ka vendosur të përqendrohet në turin e vet epik që ka nisur së fundmi.

Tabloidi The Sun raporton se 26 vjeçarja, e cila e takoi Kinney për herë të parë gjatë realizimit të videos “You and I” thuhet se ka ftohur romancën në mënyrë që të përqendrohet te turneu “110-date Born This Ëay Ball” që nisi nga Koreja e Jugut javën e kaluar.

Pavarësisht se është shoqëruar me Taylor gjatë dhjetë muajve të fundit, një burim i tha tabloidit “Ajo do të jetë në udhëtim vazhdimisht deri vitin e ardhshëm dhe nuk mund të mbajë një marrëdhënie në të njëjtën kohë”.

Sipas burimit “ajo aktualisht nuk ka kohë për asgjë tjetër veç punës.” 4 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.