Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

17 Maj 2012

Mercedes GP prezanton makinën e re në F1

2012-02-22

Sezoni i ri

Në pistën spanjolle të Montmelos, Mercedes GP prezantoi dje makinën e re W03. Mikael Shumaker dhe Niko Rozberg ishin pilotët që zbuluan “armën” e tyre për sezonin 2012 të Formulës 1. “Është një makinë që shpresoj se do të arrijë rezultate të mira në pistë, sepse kemi punuar shumë për të”, thekson Ross Brawn, shefi i skuderisë. Shtatë herë kampioni i botës, Mikael Shumaker, tha: “Do të fillojmë që sot punën për të qenë kompetitivë. Në javët e ardhshme do të shohim se sa kemi ecur para, por mund të them që njerëzit e fabrikës kanë punuar shkëlqyeshëm”.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.