Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

23 Shkurt 2012 Drejtor: Besnik Myftari,   Kryeredaktor: Aleksandër Çipa

Ajntraht Frankfurt kërkon shërbimin e Hamdi Salihit

2012-01-27

Oferta

Edhe Ajntraht Frankfurt i Bundesligës 2 interesohet për shërbimin e sulmuesit Hamdi Salihi. Skuadra ndihet e lodhur nga tratativat e pafrytshme për të marrë sulmuesin e Volfsburgut, Patrik Helmes, i cili duket më shumë i destinuar për t’u larguar në drejtim të Premier Leagues. Kështu që Frankfurti, sipas mediave austriake, tashmë është hedhur në kërkim të Salihit, i cili është tashmë në listën për t’u larguar nga Rapidi i Vjenës. 28-vjeçari shqiptar nuk konsiderohet më tashmë i rëndësishëm nga trajneri Peter Shëtel dhe është nxjerrë në merkaton e janarit. Vetëm një ditë më parë, tekniku i austriakëve është shprehur se “Salihi nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër skuadrës në fazën përgatitore në Portugali, pasi për momentin është shumë i zënë me ofertat dhe shumë shpjet do të duhet ta qartësojë situatën”. Përveç Ajntrahtit interesohet edhe Sëlltik, Gllasgou, dhe Gllasgou Rejnxhërs, por edhe skuadra të tjera nga Turqia, Ukraina e Rusia.

Lart: C
Ulet: C

C

Nesër

Lart: 17°C Ulet: C

Pasnesër

Lart: 17°C Ulet: C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.