Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

25 Maj 2013

Provimet e lirimit, sot notat e Gjuhës Shqipe

2010-06-22

Brenda një jave

Sot pritet të bëhen publike rezultatet e provimit të parë të lirimit, atij të gjuhës shqipe. Listat e tyre do të afishohen në shkollat nëntëvjeçare përkatëse. Të gjithë nxënësit e klasave të nënta, do të mësojnë sot notën me të cilën janë vlerësuar në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Leximit. Drejtoritë arsimore në të gjithë vendin, pritet të publikojnë gjatë ditës së sotme rezultate e provimit të parë të lirimit. Testi ka qenë i ngjashëm me provimet e Maturës Shtetërore. Kjo vlen edhe për procesin e korrigjimit të tyre. Nëse testet e Maturës Shtetërore janë vlerësuar dy, tri ose herë kur ka qenë e nevojshme, e njëjta procedurë është ndjekur edhe me provimin e gjuhës dhe me atë të matematikës. Për testin e Gjuhës Shqipe dhe të Leximit është përdorur një skemë vlerësimi, mbi bazën e së cilës korrigjuesit kanë vendosur pikët për çdo pyetje, të cilat më tej janë konvertuar në nota. Edhe për këtë vit, Ministria e Asimit ka parashikuar që përkrah notës nuk do të jetë emri i nxënësit, por kodi që ai ka pasur në fletën e provimit.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.