Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

26 Maj 2013

Fëmijët autikë, trajtim dhe diagnostikim në poliklinikë

2011-04-03

Mbi 1 për qind e popullatës vuan nga çrregullimet e zhvillimit mendor

Diagnostikimi i fëmijëve autikë pritet të nisë në poliklinika e qendra shëndetësore. Sektorë të rinj me personel të specializuar do të jenë pjesë e shëndetit parësor. Çrregullimet e spektrit autik përfshijnë çrregullime ku fëmija nuk është në gjendje të krijojë asnjë lidhje emocionale me njerëzit e tjerë, ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese dhe manifeston përgjigje të çuditshme ndaj aspekteve të ndryshme të ambientit me fillesë përpara moshës 3-vjeçare. “Është gjykuar e domosdoshme përfshirja e personelit shëndetësor të konsultoreve të fëmijëve në diagnostikimin e hershëm përmes instrumenteve të vlerësimit dhe diagnostikimit psikologjik. Krijimi i njësive të posaçme të diagnostikimit dhe trajtimit të çrregullimeve të spektrit autik pranë poliklinikave të specialiteteve dhe qendrave komunitare të shëndetit mendor plotëson nevojat specifike të kësaj kategorie”, ka sqaruar dje në aktivitetin për autizmin zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia.

Trajtimi është kompleks dhe kërkon përqasje komplekse si në strukturën e shërbimit, aftësitë e personelit dhe mekanizmat e ndihmës sociale. Trajtimi përfshin, përveç barnave që përdoren për të trajtuar simptomat specifike si hiperaktiviteti, edhe programe të modifikimit të sjelljes që mund të ndihmojnë në integrimin e sjelljes brenda kufijve të përshtatshëm shoqërorë. Teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri janë të rëndësishme për të ndihmuar trajtimin e të folurit, çrregullimet e të nxënit dhe mungesën e koordinimit. “Gjithashtu, prindërit kanë nevojë për përkrahje dhe këshillim, për t’i ndihmuar të përballojnë ndryshimet e veta emocionale dhe vështirësitë e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës së tyre”, referoi Spahia.

Çrregullimet e spektrit autik tashmë përbëjnë një çështje të rëndësishme të shëndetit publik edhe në Shqipëri. Ky vlerësim nuk është thjesht një konstatim klinik, por një realitet që buron nga të dhënat mbi barrën e sëmundshmërisë në popullatë: të paktën 1% e popullsisë vuan nga çrregullime të spektrit autik. Të dhënat e ekspertizës kërkimore mbi shkaqet e mundshme dhe përfitimi nga diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i të prekurve nga çrregullime të spektrit autik.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.