Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

23 Shkurt 2012 Drejtor: Besnik Myftari,   Kryeredaktor: Aleksandër Çipa

Banorët kërkojnë leje për grumbullimin e plehrave

2012-01-27

Protesta

Prej disa ditësh, dhjetëra gra dhe burra po protestojnë kundër vendimit për moslejimin e tyre në landfillin e Sharrës. Ata pretendojnë se vendimi i marrë nga Bashkia e Tiranës po favorizon një firmë private. Këta banorë janë zhvendosur nga qytetet e ndryshme të vendit shumë vite më parë dhe janë vendosur në Tiranë, që ka shërbyer si vend burimi i të ardhurave të tyre.

Të vetëpunësuar në landfillin e Sharrës prej shumë vitesh, këta banorë kërkojnë që të mos pengohen për të punuar në këtë vend.

Qindra burra gra dhe fëmijë, që prej vitesh kanë punuar për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme në landfillin e Sharrës, prej disa ditësh nuk janë lejuar të punojnë. Me një vendim të një institucioni që ende nuk është bërë publik, policia nuk ka lejuar që këta punonjës të vijojnë punën e tyre për grumbullimin e mbetjeve. Çdo person që ka punuar prej vitesh në këtë zonë ka fituar nga 500 deri në 2 mijë lekë në ditë.

Lart: C
Ulet: C

C

Nesër

Lart: 17°C Ulet: C

Pasnesër

Lart: 17°C Ulet: C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.