Rreth Nesh

Gazeta Shqip Online, me një imazh të ri !

Gazeta Shqip, një nga mediat më kryesore në Shqipëri, ka një histori suksesi në rrugëtimin e saj. Shqip ka nisur fillimisht në formatin print, dhe botimi i parë ka qënë në 13 mars të vitit 2006. Po në të njëjtën periudhë kohore, krijohet edhe faqja Online e gazetës.

Pas më shumë se 3000 botimesh, Gazeta Shqip mbyll versionin print në 16 korrik 2016, ndërsa sot, vijon të jetë në formatin Online, me një arkivë 12-vjeçare.

Duke nisur nga muaji prill 2018, Gazeta Shqip Online riformatohet me një design të ri, në versionin Desktop dhe Mobile. Ne vendosëm që tek logo e Gazetës Shqip Online, të ruajmë autenticitetin e saj, duke bërë vetëm disa ndryshime në përmirësimin e imazhit.

Kjo media tradicionale e shqiptarëve, do të investohet për të rritur audiencën, duke u kthyer në portalin më të ndjekur në Shqipëri.

Gazeta Shqip Online synon rritjen e transparencës dhe informimin e plotë të publikut, rreth qasjeve që ndikojnë në jetën dhe mirëqënien e tyre.

Ne jemi një dritare e hapur për të gjithë ju, dhe vlerësojmë maksimalisht kontributin tuaj për një gazetari cilësore dhe të pavarur.

Shqip, vetëm për shqiptarët!