Si të gjeni emrin për bebin tuaj

Si të gjeni emrin për bebin tuaj

33767
8
SHPËRNDAJE

Nëse jeni në dilemë për zgjedhjen e emrit të fëmijës suaj, filloni të ndiqni shkallë-shkallë metodat që do t’ju qartësojnë

Jeni shumë të emocionuar rreth faktit se së shpejti do të keni një fëmijë të vogël që do t’ju ngjajë shumë, por njëkohësisht edhe në dilemë rreth emrit që do t’i vini? Papritmas të gjithë njerëzit që njihni kanë nga një mendim që do të donin t’jua këshillonin për emrin e fëmijës suaj të ardhshëm. Vjen një moment kur e kuptoni se t’i vini emrin fëmijës është pak më e vështirë sesa duket. Jepuni fund mendimeve të gjata që nuk ju çojnë në asnjë drejtim të saktë. Ja disa metoda që duhet të ndiqni në përcaktimin e emrit të fëmijës suaj.

Aspekti gramatikor i emrit. Një nga pikat e fillimit të gjetjes së emrit që po kërkoni është të bëni të qartë në çift nëse do të dëshironit një emër me një rrokje apo me më shumë. Duhet të mendoni nëse po kërkoni një emër të shkurtër dhe tepër të përqendruar apo një emër të gjatë me më shumë kuptim. Emrat e shkurtër përmbajnë pafundësi mundësish për bebin tuaj dhe janë shumë të lehtë për t’u mbajtur mend. Një tjetër mundësi emërimi është t’u jepni të gjithë fëmijëve tuaj numrin e njëjtë të rrokjeve. Shumë prindër e personalizojnë familjen e tyre duke i dhënë një karakteristikë emërore.

Kombinimi i emrave. Edhe ritmi është bërë një aspekt i rëndësishëm ku çifti zgjedh kombinimin e emrit të dy ose më shumë fëmijëve të tyre. Mund të zgjidhni gjithashtu edhe që emrat e fëmijëve tuaj të fillojnë me të njëjtën shkronjë, kjo metodë ndiqet përgjithësisht për binjakët.

Momentet kuptimplota. Fëmijët janë kurorëzim i dashurisë dhe i momenteve të lumtura të jetës në çift. Çastet e gëzuara dhe me shumë kuptim, i udhëheqin prindërit drejt zgjedhjes së emrave që e përcaktojnë këtë ndjesi shpirtërore të tyre. Disa zgjedhin emrat e ardhur nga këngët apo filmat e preferuar. Të tjerë i emërojnë sipas çasteve më pikante të takimeve të para.

Emrat e vendeve të veçanta. Taktika e vënies së një emri që kujton vendet më të rëndësishme të prindërve nuk është më pak e përdorur. Të dy bashkëshortët zgjedhin që t’i vënë fëmijës së tyre të ardhshëm emrin e vendit ku janë takuar për herë të parë, të vendit ku fëmija është ngjizur apo të shtetit të preferuar. Në një moment të caktuar nuk u lanë pas dore emrat si Paris, Savana etj. Disa njerëz mund ta konsiderojnë si një mënyrë të mirë emërimin e fëmijës në bazë të vendit ku prindërit kaluan muajin e mjaltit. Mbani parasysh që nuk është e nevojshme t’i vini emrin e plotë të vendit, por një pjesë të tij të përshtatur.

Emrat fetarë, etnikë dhe shpirtërorë. Nëse jeni të dhënë pas origjinës së lashtë të familjes dhe traditave tuaj, zgjidhni një emër me shumë rëndësi fetare apo etnike për fëmijën tuaj. Shumë prindër mendojnë se emrat biblikë janë një mundësi tepër e mirë për të emëruar personin e tyre më të shenjtë. Emra si Meri, Noa, David, Krist, Kai, Zakari (nga hebraishtja) gjenden jo rrallë te fëmijët e sotëm. Mbani parasysh që shumica e emrave të njerëzve kanë një kuptim të lidhur me Zotin, natyrën dhe elemente të tjerë të rëndësishme.

Kombinimi i emrave. Emrat janë një mënyrë unike për prindërit për të treguar personalitetin dhe stilin e tyre te fëmija që presin. Ka shumë çifte që zgjedhin kombinimin e emrit të tyre, të gjyshërve apo edhe të personave të tjerë me rëndësi për t’u kombinuar në mënyrë që të krijojnë emrin për bebin që presin. Këto kombinime janë shpesh tepër frytdhënëse, pasi mund të krijohen emra tepër të veçantë dhe që përfaqësojnë më së miri stilin e prindërve.

Emrat dhe seksi. Mos krijoni te fëmija juaj vështirësinë e të vendosurit një emër uniseks. Nuk është aspak e përshtatshme që emri të mbetet i papërcaktuar mirë dhe një pyetje e përhershme që edhe mund të keqkuptohet të ndjekë vazhdimisht bebin tuaj. Jini të qartë në përcaktimin e gjinisë së emrit të djalit apo vajzës.

Emrat e përditshëm. Fjalët e përditshme që i dëgjojmë kaq shpesh mund të jenë tendenca e emrave të së ardhmes. Emra Sage, Apple, Coco, Basil, Ivy, Ruby dhe numrat mund të jenë habia e emrave të së ardhmes.

Emërimi i dyfishtë. Disa prindër nuk mjaftohen me një emër të vetëm për fëmijën e tyre, ata zgjedhin emrin fillestar dhe atë të dytë, duke krijuar kështu një kompleksitet emrash që i japin fëmijës një karakter të përzier. Sidoqoftë kjo zgjedhje mbetet gjithnjë në dorë të prindërve.

Mbiemri si emër. Familjet që kanë një emër të nderuar priren ta vënë te brezat e ardhshëm këtë mbiemër në formën e emri. Nuk është një praktikë e ndjekur shumë, por në rastet kur ndiqet .jep efektin e duhur.

Emrat në internet. Në faqe të ndryshme interneti, ka pafundësi mundësi për emra fëmijësh të të dyja gjinive. Kërkoni në këto faqe dhe gjeni emrin dhe kuptimin e duhur për atë që do ta shoqërojë fëmijën tuaj gjatë gjithë jetës.

 

Emrat më të preferuar në 2012

Vajzat:

  • Uendi
  • Alesia
  • Anamaria
  • Sara
  • Greis
  • Sidorela
  • Klea

Djemtë:

  • Noel
  • Aron
  • Alesandro
  • Enrik
  • Flavio
  • Luis
  • Aleksio

Disa nga emrat e ndaluar në Shqipëri janë:

    • Ankim
    • Avash
    • Burgim
    • Ballokume
    • Cub
    • Çbane
    • Derman
    • Ekran
    • Eros
    • Ferman
    • Fodulle
    • Gazep
    • Gallatë
    • Gabime
    • Groshe
    • Përshëndetje
    • Helme
    • Ironi
    • Keqe
    • Mëshirë
    • Mjaftime
    • Mbylle
    • Ndalime
    • Pikëllime
    • Pseerdhe
    • Rikë
    • Spece
    • Sose
    • Sherre
    • Xhenaze


  • askushi

    interesant, vetem emrat shqiptare nuk jane te preferuara ne liste

    • Shqiptar me zemre holdenn

      O mutt o pshirrsh nta

  • askushi

    Kam dy vajza dhe e them me mburrje qe kane emrat me te bukur ne bote: ILIRA dhe JONA. A ka me bukur? 🙂

    • asd

      po, ka me bukur!

    • jona shehu

      Zoteri un nuk mendoj qe ata emra jane te keqinj por lan fat te keq si une hahahah shaka

  • florian

    Pershendetje se shpejti do

    te behem baba ju lutem disa sygjerime emrash shqipetar per cuna

    • Gazeta-shqip.com

      Neon arti ilir adriatik erind

  • emraa

    m plq shum klea