Presidenti Nishani shkarkon tre gjeneralë, Sandër Lleshi: Do t’i drejtohem Gjykatës

Presidenti Nishani shkarkon tre gjeneralë, Sandër Lleshi: Do t’i drejtohem Gjykatës

46
3
SHPËRNDAJE

gjeneral lleshiPresidenti Bujar Nishani ka liruar nga detyra tre gjeneralë të Forcave të Armatosura, mes të cilëve edhe zëvendësshefin e Shtabit të Përgjithshëm, Sandër Lleshi. Gjeneral Lleshi, një prej emrave të përfolur si kandidat për President të Republikës,e konsideroi dekretin si të paparashikueshëm.

Gjatë një interviste për Top Channel, gjeneral Lleshi theksoi se do t’i drejtohet Gjykatës, në një kohë që nuk la pa përmendur konfliktet e tij më të hershme me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.

“Nuk bëhet fjalë për një zhvillim të ditëve të fundit, bëhet fjalë për një zhvillim që ka një histori të gjatë. Në bazë të këtij raporti qëndrojnë disa divergjenca të rëndësishme parimore për mënyrën e funksionimit të drejtimit të Forcave të Armatosura, probleme të cilat i kam diskutuar në të gjitha istancat përkatëse me ministrin dhe së fundi i kam bërë zyrtare dërguar me shkrim dërguar krerëve të shtetit. Bëhet fjalë për një diskutim të nisur prej kohësh për arsye për parime të mëdha të mënyrës së drejtimit dhe funksionimit të Forcave të Armatosura”, thotë gjenerali.

Me një karriere 35-vjeçare në Forcat e Armatosura gjenerali u bë i njohur edhe në politikë më herët, pasi emri i tij u propozua publikisht nga shkrimtari Ismail Kadare, si një ndër kandidatët për President të Republikës.

“Dekreti për fatin i keq nuk i referohet as ligjit për karrierën e gradave të Forcave të Armatosura, as formalisht. Pra bëjmë fjalë për një dekret të gjymtuar nga pikëpamja ligjore dhe parimore. Raportet me NATO-n dhe plotësimi i detyrimeve në kuadër të NATO-s, trajtimi i personelit dhe i njerëzve në FA dhe fokusimi i forcave të armatosura brenda misionit të tyre, këto janë tre çështjet e mëdha të përplasjes”, tha Lleshi.

Dy gjeneralët e tjerë të liruar nga detyra janë komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Dhori Spirollari dhe komandanti i mbështetjes rajonale, gjeneral Abaz Lleshi.

29 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

  • Albina

    11 pyetje për zotin SandërLleshi.

    Zoti LLeshi,

    Për të të ndihmuar në idenë tënde se “Atdheu është në rrezik”, po të drejtoj 11 pyetje.

    1. Si katolik që je, a e di thënien e famshme “Hable ahora o que callepara siempre”?

    2. Si ish komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për afro 5
    vjet, a e di,të paktën sot, se sa vjet duhet për të arsimuar një oficer,
    (1, 2, 3, 5, X)?

    3. A mendon se ke shkelur ligjin, kur ke përfituar nga ushtria, në të njëjtën kohë, dy objekte, qera banese dhe kredi?

    4. A të vret ndërgjegjja kur kolegët e tu nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë nga këto të treja?

    5. A funksionoi ndonjë ditë sistemi i ngrohje/ftohjes në ndërtesën e
    Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, tenderimi i të cilit i bërë nga ty
    si komandantisaj, kushtoi mbi 700 milionëlekë?

    6. A e di se sistemi i ruajtjes dhe vëzhgimit me kamera në Komandën e
    Doktrinës dhe Stërvitjes, i tenderuar nga ty, ka kushtuar më shtrenjtë
    se ai në Pentagon, apo në shtabin e NATO-s në Bruksel dhe nuk ka
    funksionuar as edhe një ditë?

    7. Për çfarë meritash vëllai dhe motra jote punojnë në ushtri?

    8. Gjatë kohës që ke qenë komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, a ke hyrë ndonjëherë në ndonjë orë mësimi?

    9. Me urdhër të kujt dhe për sa kohë ke qëndruar në ambasadën gjermane,
    nëMaqedoni, në ditët më të këqia të shqiptarëve,në vitin 1997?

    10. Vërtet mendon, se ashtu si ia prishe mendjen Kadaresë, për njëfarë
    kohe, me përralla gjermane, mund të mashtrosh edhe ushtarakët e thjeshtë
    shqiptarë?

    11. Kush është më i rëndësishëm për ty, një thi mbi Grykën e Matit, apo një njeri prej jugut të Shqipërisë?

    Miqësisht,

    Pedagogu

  • Guest

    sded

  • Guest

    vfvfgr