Artistët shqiptarë ekspozojnë në Nju Jork

Artistët shqiptarë ekspozojnë në Nju Jork

66
0
SHPËRNDAJE

Ekspozita

Nju Jorku është vendi ku ata tashmë kanë vendosur të krijojnë artin e tyre. 22 artistë shqiptarë, që prej vitesh jetojnë në këtë vend, hapin sot, në orën 18:00 në “Fadil studio”, “47 West 20Th Street”, ekspozitën e titulluar “Apen”. Ky është edicioni i dytë i këtij eventi, ku artistët shfaqin gjendjet e tyre artistike në një stacion të ri të jetës së tyre, siç është Nju Jorku. Punët e paraqitura në këtë ekspozitë sjellin diversitetin dhe zhvillimin e tyre nga viti në vit. Ajo çfarë i bën të veçanta punët e tyre është lidhja me vendin e lindjes. Shqipëria është e pranishme në pjesën më të madhe të punëve, përmes simbolikës, apo mënyrës sesi ata e shohin atë nga larg. Artistët pjesëmarrës në ekspozitë janë Klodiana Aliaj, Emil Bakalli, Helidon Gjergji, Emanuel Gjoka, Luka Hajdini Meu, Majlinda Hoxha, Irgin Sena, Ardian Isufi, Eliano Kalemi, Venera Kastrati, Giorgio Kolaj, Rilind Kuqi, Olson Lamaj, Alfred Milot Mirashi, Alkan Nallbani, Heldi Pema, Parelind Prelashi, Arben Sela, Artan Shabani, Lulzim Shtini, Armand Xhomo, Bekim Zeqiri.