“Agon”, pas Çikagos, premierë në Tiranë

“Agon”, pas Çikagos, premierë në Tiranë

45
0
SHPËRNDAJE

Filmi 

Filmi më i ri i regjisorit Robert Budina, “Agon”, vjen premierë në kinematë shqiptare. Pas shfaqjes së sotme për median, nga data 6 dhjetor do të jetë për publikun në rrjetin e kinemave “Imperial” në Sheraton, qendrën “Kristal”, kinema “Agimi” dhe në kinema “Millenium”. Premierën botërore “Agon” e pati në Chicago International Film Festival në Amerikë. Filmi “Agon” është xhiruar në Shqipëri dhe në Selanik të Greqisë, me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë dhe me një trupë teknike shqiptaro-greko-rumune. Filmi trajton historinë e dy vëllezërve shqiptarë në Greqi, ku në përpjekjen e tyre për integrim, rrugët ndahen. Fatet e tyre do të jenë të trazuara, ndërkohë që drama është një histori që prek të gjithë shqiptarët.