Jennifer Lopez: “Gratë do të zotërojmë botën “

Jennifer Lopez: “Gratë do të zotërojmë botën “

5
0
SHPËRNDAJE

Pasi ka lënë panelin e jurisë së talent show amerikan “American Idol”, Jennifer Lopez po mendon për një ndryshim radikal të karrierës.

“Do të arrini të më shihni të hyjë në politikë? Oh yeah, tani gratë po marrin në dorë gjithçka””, ka deklaruar për edicionin anglez të revistës Look! Bukuroshja 43-vjeçare, e cila kohët e fundit është renditur nga Forbes si një ndër gratë më të fuqishme në botë.

“Të shohim se çfarë do të ndodh, ju e dini si veprojmë ne gratë: vijmë në pushtet avash-avash, e një ditë do të zotërojmë botën. Gratë që na kanë rritur: ime më dhe gjyshja ime, ishin shumë të forta: dy zonja vërtetë të forta nga Puerto Rico. Ato më kanë mësuar çdo gjë që di për përkushtimin në punë, duke mbetur një zonjë. Janë dy modelet e mia”, ka thënë Lopez.

1 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)